• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Berisha: Rama i gatshëm të mashtrojë për xhepat e tij

20 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se për vjedhur shqiptarët dhe për të pasuruar xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. I ndalur teka afera e inceneratorëve, Berisha tha se filmimet me dron e nxorën zbuluar se inceneratorët nuk kryejnë asnjë funksion.

Ndër të tjera kreu i PD shtoi se SPAK nuk po kryen asnjë funksion dhe se sipas tij drejtësia është e kapur nga kryeministri Edi Rama, duke shtuar se sipas tij ka ardhur koha që konferencat të mbahen përballë Kryeministrisë.

“SKAP i partisë është pozicionuar nga plehrat e sipërmarrjes Rama-Veliaj dhe nuk ka gjë më flagrante se kjo. Janë bërë 51 mln euro pagesa nga qytetarët e Tiranës për kontot offshorë të Veliajt dhe Ramës për plehra sikur digjen, në një kohë kur ato jo që nuk digjen por as edhe nuk seleksionohen siç u betua dhe rrahu gjoksin Edi Rama para parlamentit shqiptar. Të gjithë këto bëjnë të paditurin dhe nuk ndodh asgjë. Nuk ka akt më të turpshëm dhe flagrant se qëndrimi I drejtësisë ndaj kësaj afere. Akuzën e parë për ministrin Koka e ka për korrupsion por nuk ka asnjë hetim. SKAPI e ka të ndaluar të hetojë ia ndalon partia. SKAPI përveçse, se këta janë ish-të gjithë. Lefter Koka është ish-ministër. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, drejtësia nuk ekziston, afera e djegësve është afera më demonstrative e shtetit mafioz, e një shteti që nga kreu I ekzekutivit tek OPGJ e me radhë, ministri e kryetari I bashkisë janë mafie. Veliaj që kalon çdo ditë para kamerave ushtron presion mbi mediat për të censuruar është një hajdut. Ka rritur taksën e plehrave për qytetarin e thjeshtë. Ka ardhur koha që këto konferenca ti bëjmë në Kryeministri, të paktën të personalizohen, gjithçka siç është personale në këtë afere. Ju I patë dronët që ia nxorën petët lakrorit dhe treguan se Rama për xhepat e tij është I gatshëm të mashtrojë. Ai harron se atje në Davos qëndron mbi plehun dhe mafian e plehut”, tha ai.

Më tej Berisha shtoi:

Nuk kam të dhëna se Ismali ka fluturuar në Kolumbi, por kam të dhëna se ka bërë fluturime të dyshimta. Ka probleme shumë serioze dhe vetëm hetimi është vendimtar për të përcaktuar çfarë ndodhi me 137 fluturime. Çfarë bën ky njeri në ajër gjatë gjithë kohës. Nëse SKAP-in e groposim tek plehrat e Sharrës, Komisionet Parlamentare i ndalojnë atëherë ky vend ka të vetmen zgjidhje revolucionin. Së fundi dënoj me ashpërsi, mbrojtjen që Rama i bëri Putinit të vogël në Davos. Parlamenti Europian, opinioni publik perëndimor është i revoltuar me qëndrimet ndaj sanksioneve ruse. Dy pyetje e shoqëruan padronin e Ramës në Davos , a është Putini kriminel lufte dhe përse Serbia nuk respekton sanksionet e vendosura nga BE. Vuçiç tregoi se është një Putin i vogël dhe refuzoi të pranojë se Putini është kriminel lufte. Me e turpshme është avokatia që i bëri Edi Rama padronit të tij.

Pra bllokimi i gazit rus nga Europa është një gabim sepse u zëvendësua me gaz nga vende të tjera. Së pari tregtia është tregti dhe një vend në luftë që vret, izolohet dhe së dyti ky bën avokatinë e Putinit këtu. Ana më kryesore e këtij konflikti është se Gjermania federale arriti të shkëputet nga gazi rus dhe ia la dopio gjashtën në dorë Putinit.

Asgjë nuk mashtroi dot demokratët, asnjë kërcënim nga askush nuk bërë që të tërhiqen nga rruga e Rithemelimit të një opozite të vërtetë. Demokratët, janë dhe mbeten njerëz të idealeve demokratike pro perëndimore dhe pro amerikane , por kurrë nuk mund të shantazhohen, aq më tepër nga diplomatë që kanë dëmtuar rëndë me qëndrimet tyre reputacionin e vendit të tyre tek shqiptarët. Me këtë rast demokratët dhe shqiptarët kanë kuptuar se Amerika është vendi i vlerave, por ka edhe ajo problemin e saj me mafien e Xhorxh Soros që nuk njeh parime e vlera dhe as interesa amerikane. Kjo mafie sic është rrezik për demokracinë shqiptare është rrezik edhe për demokracinë amerikane.

Paraardhëse

“Kali nuk mbahet nga bishti por nga freri”, Ngjela: PD nuk fiton me ‘non gratën’ kryetar

Pasardhëse

U fut në ‘Big Brother Albania’ flet ish-dhëndri Jozefina Topallit: Kam respekt të madh për ta

Pasardhëse

U fut në ‘Big Brother Albania’ flet ish-dhëndri Jozefina Topallit: Kam respekt të madh për ta

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.