• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Dje ndërroi jetë! Rrëfimet e mjekut personal të Enver Hoxhës: Isha 23 vjeç kur u bëra pjesë e Bllokut, ja cili ishte roli im

20 January, 2023
në Kryesore
0
315
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 80-vjeçare mjeku i njohur Isuf Kalo. Mësohet se Kalo vuante nga një sëmundje e rëndë, e cila i ka marrë jetën. Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i ishdiktatorit Enver Hoxha.

KUSH ISHTE ISUF KALO

Kalo ka lindur në vitin 1942 në Tepelenë. Studimet i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Prof. Kalo u specializua në disa vende evropiane për diabetologji dhe endokrinologji. Ai është një nga pionierët e këtij domeni në Shqipëri. Për disa vite ka qenë kryetar i Endokrinologjisë dhe Sëmundjeve Metabolike në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Spitalin Universitar të Tiranës. Ai është Doktor i Shkencave Mjekësore, Profesor i Mjekësisë dhe i nderuar me Çmimin Punëtor Shkencëtar i Dalluar i Shqipërisë.

Në vitin 1985, Isuf Kalo ishte mjeku personal i Enver Hoxhës. Për këtë fakt. disa herë në intervista të ndryshme është pyetur dhe Kalo ka përcaktuar atë që ishte marrëdhënie personale me udhëheqësin komunist dhe marrëdhënien pacient-doktor.

Ai thotë: “Ka pak teprim në definimin tim, si mjeku personal i Enver Hoxhës, çka presupozohet, sikur gjatë gjithë jetës së tij Enver Hoxha ka pasur mjek, Isuf Kalon. Nuk është kështu. Enver Hoxha ka pasur mjekë më përpara. Ka qenë Prof. Hoxha, që i zbuloi diabetin, para tij ka qenë Dervishi, një doktor tjetër që iku në Çeki dhe kështu me radhë. Pas kësaj, në kohën që ai u sëmur dhe koincidon me prezencën time 15 vjeçare aty, u ngrit një ekip mjekësor, i cili plotësonte gjërat që më mungonin mua, në ekspertizë…ishte në aspektin e urgjencës ose në ndonjë aksident, që mund t’i ndodhte por edhe në anën kardiake të zemrës. Pra, unë kam pasur rolin e mjekut të tij dhe të familjes. Kam ardhur shumë i ri, këtu, në bllok. Kam ardhur 23 vjeç dhe në njëfarë mënyre u rrita këtu edhe fizikisht dhe profesionalisht, edhe emocionalisht”, ka thënë ai.

Midis 1991 dhe 2004 ai u punësua nga Zyra Rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën (në Kopenhagë), duke drejtuar Programin Evropian të Diabetit dhe më vonë Programin e Cilësisë së Sistemit Shëndetësor në Evropë. Ai është autor i një sërë botimesh në shtypin mjekësor të vendit të tij dhe jashtë saj, si dhe është anëtar nderi i disa komiteteve ndërkombëtare dhe shoqatave mjekësore në Evropë.

Paraardhëse

Keni në plan të udhëtoni në fundjavë? Njihuni më parë me situatën e rrugëve, ja cilat janë të kalueshme

Pasardhëse

“Gjeniu i Madh”, kush do ta prezantojë dhe kur nis spektakli

Pasardhëse

“Gjeniu i Madh”, kush do ta prezantojë dhe kur nis spektakli

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.