• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

31-vjetori i FRESSH, flet Erion Veliaj: Në 15 maj gdhihemi fitimtarë

15 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, kremtoi sot 31-vjetorin e themelimit të tij në një festë rinore në Pallatin e Kongreseve, në këtë përvjetor, përpara mijëra të rinjve pjesë të strukturës rinore të Partisë Socialiste, por edhe shumë prej atyre që kanë kontribuuar ndër vite për këtë forum, mbajti një fjalë përshëndetëse drejtuesi politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj.

Duke uruar ditëlindjen e FRESSH-it, Veliaj tha se e ardhmja e familjes së madhe të socialistëve është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë.

“Sot jam shumë krenar, jo vetëm për ata që themeluan FRESSH-in 31 vite më parë, por jam super mirënjohës për ata që, ndoshta 31 vite më parë nuk kishin lindur akoma, por sot janë pjesë e kësaj energjie të bukur, që është organizata jonë, familja jonë, që drejtohet nga Edi Rama. Familja është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe e ardhmja e kësaj familjeje është Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, të rinjtë europianë socialistë, kjo është motoja jonë!”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës, përbëhet nga çunat e gocat e FRESSH-it.

“Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk jemi nga ata që i mbajnë mikrofonin liderit, që ky të bëjë video në Tik Tok. Ne nuk i kemi aktivistët tanë për të djegur selinë e partisë së tyre, siç bën një parti tjetër. Para një jave, edhe ata kishin përvjetorin e djegies së selisë. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë, nuk vuajnë nga komplekse të tilla, nuk djegin shtëpinë e tyre, nuk janë aty si sfond për udhëheqësat, por janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se anazhimi i PS-së në Qarkun e Tiranës, është të kandidojë të rinj në çdo Këshill Bashkiak, në mënyrë që të jenë ata që i marrin vendimet. Veliaj tha se, pas 4 muajsh, PS-ja do të gdhihet fitimtare në secilën prej bashkive të qarkut më të madh në vend.

Paraardhëse

Hervin Çuli shpërthen ndaj Big Brother “Vip”: Tmerr, rrugaçëria dhe alabakëria kanë pushtuar televizionet

Pasardhëse

404 mijë euro në tubin aspiratorit, prokuroria urdhëron kontrolle në banesat ku ka punuar pastruesja Dobi

Pasardhëse

404 mijë euro në tubin aspiratorit, prokuroria urdhëron kontrolle në banesat ku ka punuar pastruesja Dobi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.