• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Edi Paloka: Rama kërkon që të marrë edhe Shkodrën, do të thyejë bastionin e anti-komunizmit

14 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama nga Shkodra, teksa përkujtonte 33-vjetorin e demonstratës antikomuniste në këtë qytet.

Paloka tha se Rama kërkon që të marrë edhe Shkodrën, ndërsa shtoi se ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në atë kohë.

Sipas Palokës, sot jemi ende në kushte kur diktatura është kthyer në gjitha format e saj.

Paloka mes të tjerash, tha se më 14 maj nuk është betejë thjeshtë për Shkodrën, por është shumë më shumë se aq.

“Shqipëria ka nevojë për Shkodrën. Ka nevojë për djem dhe vajza që ta ndryshojnë historinë sepse sot për fat të keq kemi prapë në krye pinjollët e bllok. Jo rastësisht Edi Rama i ka mbledhur rreth vetes, ai është vetë një këlysh i bllokut, e ka për nder dhe krenari që është këlysh i bllokut. Pavarësisht se përpiqet herë pas here të ndryshojë historinë dhe të dalë sikur ka qenë protagonist i ndryshimeve por jo. Ka patur një grup aty brenda komunistëve ndër të cilët ishte edhe babai i Edi Ramës, anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor që firmoste edhe në ’89 pushkatime poetësh. Ka patur një tentativë për ta mbajtur regjimin duke ndryshuar brenda vetes, duke ndryshuar gjoja atë pjesë injorante të byrosë politike dhe për të nxjerrë disa komunistë të rinj siç ishin këta i ati i Edi Ramës, Kiço Blushi apo ndonjë tjetër dhe për fat të mirë kjo tentativë dështoi. Regjimi u përmbys nga rinia. Sot jemi ende në kushte kur diktatura është kthyer në gjitha format e saj. Nuk na pushkatojnë më në kufi, as nuk na fusin në burgje për bindje politike por është e njëjta situatë. Kemi media por nuk janë të lira, janë nën dhunën e qeverisë. Kemi parti politike por ky mostër që është në krye të qeverisë ka për borxh deri edhe opozitën, edhe deputetë të opozitës, edhe ambasadorë, edhe ndërkombëtarët për të marrë gjithë këto pushtete në dorë. Ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në atë kohë. E shihni tentativën e fundit të tij, kërkon të marrë edhe Shkodrën, jo pa qëllim po i bën gjithë këto lëvizje, kërkon të thyej edhe bastionin e antikomunizmit për të çuar në vend një amanet të baballarëve të tyre. Nuk është se i duhet një bashki më shumë, jo por me Shkodrën e ka kunjën pikërisht se është antikomuniste dhe kërkon ta rikthejë gjithë historinë mbrapsht për të thënë; ‘ja unë e mposhta edhe bastionin më të fortë të antikomunizmit në Shqipëri’. Prandaj sot gjithë shkodranët pavarësisht pakënaqësive na takon të jemi të bashkë. Me 14 maj nuk kemi betejë të lehtë, nuk është betejë thjeshtë për Shkodrën, jo, është shumë më shumë se aq. Nga Shkodra duhet të fillojë historia e komunizmit dhe diktaturës të re”, tha Paloka.

Paraardhëse

“Ne i hyjmë detit në këmbë dhe e kalojmë”, Berisha mesazh demokratëve: T’i lëmë ata që nuk duan të na bashkohen

Pasardhëse

Ҫfarë po ndodh? Policia bëhet “gardh” në Kashar, qindra fansa të Luiz Ejllit me dron dhe fishekzjarre dhe muzikë, dalin pamjet

Pasardhëse

Ҫfarë po ndodh? Policia bëhet “gardh” në Kashar, qindra fansa të Luiz Ejllit me dron dhe fishekzjarre dhe muzikë, dalin pamjet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.