• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Presidenti Begaj: Media të ketë fuqinë e së vërtetës dhe të frymëzojë, lajmet e rreme shqetësuese

12 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

“Media duhet të jetë fuqia e të vërtetës”. Me këtë shprehje, Presidenti i vendit Bajram Begaj u bëri thirrje mediave të ngrihen në nivelin e misionit që kanë.

“Unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave. Ndaj dhe mesazhi im sot, për ju l, në këtë fillim viti është: Të jeni frymëzues, referencë cilësie për të rinjtë që angazhohen me lajmin e median, dhe të arrini fuqinë e rolit që ju takon”, deklaroi ai.

Në një pritje dje me gazetarët me rastin e vitit të ri 2023, presidenti Begaj i tërhoqi vëmendjen drejtuesve të medias të mos e keqshfrytëzojnë hapësirën mediatike për interesa të ngushta.

“Kritika e risitë e sjella nga mediat e rrjetet sociale mund të jenë udhërrëfyese të shoqërisë drejt arritjeve të saj. Por, është e trishtë kur kjo mundësi shfrytëzohet për të përhapur baltën e ambicieve të vogla të kujtdo ka llogari të hapura, me histori personale, ose me historinë a drejtësinë e këtij vendi. Këtë e them në kuptimin më të gjerë të fjalës, sepse unë e shoh profesionin e gazetarit me idealizëm e lartësi. E shoh këtë potencial te gazetarët dhe profesionistët tanë të mediave”, u shpreh ai.

Për Begajn, shqetësime mbetet publikimi lajmeve pa autorësi apo të rreme.

“Hapësira jonë mediatike nuk është në nivelin të cilin e kërkon shoqëria shqiptare. Shumë shpesh mediat, shndërrohen në fushë-betejë politike, ku çdo gjë është e mundur, që nga lajmi i rremë tek fjalori pa asnjë lloj filtri cilësie. Shqipëria e sotme nuk ka as realitetin e as përballjen politike më të egër të Evropës. Ndaj nuk ka pse media shqiptare t’i përjetojë e përcjellë si të tilla. Shoqëria shqiptare ka vite tashmë që merret shembull nga politika për arritjet e saj. Ndaj, kjo shoqëri nuk mund të lihet apo shfaqet si varëse e një drame politike e morale të parashkruar në redaksi, apo dhe llogari pa autorësi e rrjedhimisht pa përgjegjësi”, nënvizoi presidenti Begaj.

Paraardhëse

Ngjela: Berisha barbar si diktatori Enver Hoxha, ja pse Alibeaj i përjashtoi nga PD 4 deputetët e Saliut

Pasardhëse

Eksperti i njohur lëshon thirrjen që të keni kujdes: Ja si bëhet hile me karburantet, s’merr sasinë dhe cilësinë për të cilën paguan

Pasardhëse

Eksperti i njohur lëshon thirrjen që të keni kujdes: Ja si bëhet hile me karburantet, s'merr sasinë dhe cilësinë për të cilën paguan

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës...

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.