• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përjashtohen 4 deputetë të Berishës, Nazarko tregon strategjinë që po përdoret: Duhet të dimë nga buron fuqia e Alibeajt

11 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
133
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me vendimin e Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve të Berishës, Shehu, Bylykbashi, Shehaj dhe Këlliçi.

Ai e cilësoi një vendim të pritshëm, ndërsa theksoi se ajo që duhet të ndodhë është përpjekja për bashkim kur ndodhen dhe përballë një palë zgjedhjeve. Sipas tij, ajo që duhet të dimë është se nga i buron kjo fuqi Alibeajt për një vendim të tillë.

“Është një ndarje precize mes dy gorbaconeve ku nga 4 prej tyre, 3 janë me Alibeajn, kanë përcaktuar një linjë tjetër, pra të dyja palët janë përcaktuar fare qartë jo vetëm për zgjedhjet e ardhshme por dhe për themelet e të dy grupeve. Ikja e këtyre deputetëve nuk më bën ndonjë përshtypje të madhe. Ky vendim ishte i pritshëm dhe 8 janari i sivjetshëm sanksionon qëndrimin e njërit prej grupeve si të thuash që ka dhe vulën. Me aq sa merret vesh mënyra se si ata luajnë në grupe është përcaktuar dhe në këtë sens nuk shoh ndonjë gjë, normalisht që është e dëmshme për një parti të madhe, por edhe sikur të mos ngjas ky bashkim, ajo që quhet opozitë s’ka shumë hesape me ndarjet sepse ajo e ka të përcaktuar qëndrimin ndaj pozitës së sotme dhe në këtë sens, ajo që është e rëndësishme është se opozita tani e ka pak më të vështirë se janë zgjedhjet vendore”, u shpreh Nazarko.

Më tej Nazarko shtoi se nga pikëpamja ligjore, Alibeaj e di takatin e vet zyrtar. Kështu, ajo që duhet të kemi parasysh është që këto numërime janë pak të ngatërruara dhe çështja ka shkuar në gjykatë dhe zyrtarisht është ai vendimi i shkallës së parë që i ka dhënë të drejtë grupit ‘Antialibeaj’.

“Besoj se nga vendimi që do marri gjykata do përcaktohen shumë gjëra sepse Alibeaj është një roje. Por pavarësisht numrit, në përgjithësi duhet të dimë më saktë se nga buron fuqia reale ligjore e Aliabeajt për të ndërmarrë një vendim të tillë kur ai s’ka më numrin 21. Nëse ai është i sigurtë që ndërrimi i grupeve bëhet vetëm me fillimin e seancave ne thellojmë gjykimin që ai grup që ka vulën mund të bëjë arsyetime të tilla, besoj se kjo është arsyeja”, thekson analisti.

Sipas Nazarkos, problemei themelor në PD qëndron te non-grata e Berishës.

“Ka një problem thelbësor që ekziston në PD, që trimëria e Alibeajt është që të gjithë deputetët pro Berisha kanë pranuar heshtur që janë kundër vendimit amerikan. Ne harrojmë rrugës se ku ka nisur historia, e cila e ka zanafillën tek non-grata e Berishës. Nuk ka budalla në këtë botë, por garancia është e thjeshtë, amerikanët kanë thënë se këtë parti me në krye Berishën ne nuk e njohim, atëherë Alibeaj thotë që do shpëtoj atë pjesë që janë kundër kësaj. Ata votojnë siglën e PD në fund dhe jo kryetarin. Për mua nëse do isha kryetar i asaj partie do interesohesha të gjeja një sistem zgjedhor në mënyrë që copat e partisë të forcohen kur të shkojnë në zgjedhje. Ajo që po bën Alibeaj është e para që do mbajmë partinë e legalizuar nga amerikanët dhe së dyti atë parti që brenda rregullave do zgjidhet çështja në gjykatë”, citon Shpëtim Nazarko.

Paraardhëse

Është apo jo i sëmurë Luizi? Genta e “Big Brother”: Unë e di nga burime të sigurta

Pasardhëse

Ngjarja e bujshme me ish-zyrtaren e lartë të kryeministrit, reagon për herë të parë Taulant Balla

Pasardhëse

Ngjarja e bujshme me ish-zyrtaren e lartë të kryeministrit, reagon për herë të parë Taulant Balla

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.