• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

S’kanë fund krisjet në PD, Salianji ‘shuplakë’ të fortë Alibeaj: Duhet të largohet, shpërdoroi besimin e grupit

9 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
106
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka nisur një lëvizje brenda grupit parlamentar të PD-së që synon të marrë kryesimin e tij, duke zëvendësuar Enkelejd Alibeajn.

Në emisionin “Pa Censurë”, Salianji i tha gazetares Elona Meço se kjo ishte një përpjekje për të unifikuar grupin dhe PD para zgjedhjeve lokale, pas shpërdorimit të rëndë të funksionit nga zoti Alibeaj.

“Ka patur takime të miat dhe të funksionarëve të PD për të gjetur një zgjidhje që do të jetë unifikuese, për një mesazh publik unifikues për PD dhe për ta nxjerrë grupin dhe PD nga një ngërç artificial që mbahet për interesa thellësisht personale të pak personave.”- pohoi zoti Salianji, i cili po kërkon firmat e shumicës së deputetëve për të marrë kryesimin e grupit. “Jemi në diskutime ende, nuk ka një vendimmarrje. Nuk shprehem dot paraprakisht, por nëse do të ketë vendimmarrje të shumicës së grupit, rëndësi ka që, kush e drejton, të përfaqësojë më së miri interesat e demokratëve dhe të mos keqpërdoret për interesa personale.” – tha zoti Salianji.

Kritikat e nënkryetarit të grupit për kreun e grupit shkojnë në tre drejtime. Së pari, shpërdorim i funksionit dhe besimit të deputetevë, veçanërisht në rastin e Avokatit të Popullit, duke mos iu bindur votimit të shumicës së grupit.

“Në mënyrë abuzive, u keqpërdor posti i kryetarit të grupit parlamentar për të mos iu nënshtruar vendimarrjes së grupit. Grupi përzgjodhi me votë të fshehtë Ledio Brahon si kandidat të vetëm dhe jo për të bërë atë që është një nga turpet më të mëdha që mund të ndodhin në opozitë, ku kryetari i grupit të PS negocioi me deputetë të veçantë për të përcaktuar mazhoranca preferencat brenda PD. Kjo është e papranueshme”- theksoi zoti Salianji për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Së dyti, për Ervin Salianjin, zoti Alibeaj ka kaluar vijën e kuqe me shpalljen e kandidatëve për kryetarë bashkie.

“Është e papranueshmë që Kryetari i grupit nxjerr kandidatë për bashkinë në mënyrë personale. PD që ka vulën, aty ku një pjesë e jona kemi qenë deri në 6 mars, ka një procedurë sesi i zgjedh kandidatët, duke iu nënshtruar rregullave të votimit me 1 anëtar, 1 votë, miratohen në kryesi, mblidhet Këshilli Kombëtar për miratim. Kemi parë sesi nxirren nga xhepi kandidatë personalë, pa iu nënshtruar rregullave statutore, duke dëmtuar thellësisht interesat e opozitës.”- u shpreh Ervin Salianji, i cili ka edhe një kritikë të tretë kryesore, kur thotë se zoti Alibeaj i trajton deputetët si “ca të nënës e ca të njerkës”, kur bëhet fjalë për promovimin e tyre në Parlament.

“Zoti Alibeaj si kryetar i grupit po shpërdoron rëndë besimin e deputetëve dhe besimin e mijëra demokratëve dhe shpresën e tyre për ndryshim.”- i tha Ervin Salianji gazetares Elona Meço në emisionin “Pa censurë”. Por a do të ketë një mocion kundër kreut të grupit për shkarkimin e tij? “Duhet të ketë çdo akt që çon në heqjen e uzurpimit në mënyrë të padrejtë të funksioneve partiake dhe si kryetar grupi për të bërë mundur zgjidhjen e ngërçit në PD.”– deklaroi Ervin Salianji.

Paraardhëse

Vjedhja e banesës së zyrtares së kryeministrisë, deputeti del me reagimin e fortë: Nga ferra e vogël del lepuri i madh

Pasardhëse

Mënyra e vetme se si Mbappe mund të kalojë te Real Madridi

Pasardhëse

Mënyra e vetme se si Mbappe mund të kalojë te Real Madridi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.