• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Sherri me Oltën në BBV, reagon gruaja e Gent Hazizit: Ofendimet e saj janë të patolerueshme

8 January, 2023
në Rozë
0
362
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eltona, gruaja e aktorit Gent Hazizi që është bërë pjesë e Big Brother VIP ka komentuar debatet e zhvilluara në shtëpi mes bashkëshortit të saj dhe Olta Gixharit. E ftuar në “Big Brother Fan Club”, Eltona Hazizaj tha se Genti është i drejtpërdrejtë, por asnjëherë nuk ofendon. Ajo është shprehur se sipas saj, është e patolerueshme që Ilta ta ofendojë Gertin në mënyrë të njëpasnjëshme. Eltona tha gjithashtu se e bija është mërzitur dhe ka nisur të qajë në momentin që ka parë që Genti është zënë me Oltën.

“E prisja këtë debatin, por ai është shumë i sinqertë. E dija që do të reagonte ndaj të tilla ofendimeve të tepruara. Unë nuk kam parë që Genti ka fyer Oltën, kam dëgjuar ofendime të pafundme nga ana e Oltës, të cilat as te fëmijët e vegjël që zihen për gjëra banale nuk i kam parë. T’i thuash dikujt aty brenda të gjitha fjalët ofenduese të fjalorit, pa pasur pasur asnjë konflikt bazik, mua më duket e tepërt. Ndërkohë, nga ana e Gentit nuk kam parë asnjë lloj ofendimi. Genti reagon, përgjigjet, dhe kjo është mënyra e tij për të vënë barrierat e veta, por nuk ofendon. Jam e bindur për këtë, që nuk do ta bëjë me asnjë nga banorët aty brenda. Ai është shumë i drejtpërdrejtë, i thotë gjërat që mendon. Nuk lejon dikë që ta shkelë në personalitet dhe jam e bindur se deri në fund të karrierës, nuk do të devijojë nga karakteri dhe personaliteti. Nuk do të ndryshojë karakterin e tij për hir të lojës. Kjo është e sigurt. Genti është një person që bën shumë debat, ulet dhe flet gjatë. Flet dhe argumenton tërë kohës. Unë nuk e kam parë Gentin në situata të tilla që të sulmohet në atë formë. Unë mendoj që Genti u sulmua që në momentin që hyri në kuzhinë. U duk sikur strategjia e Gentit ishte të zaptonte kuzhinën. E vetmja gjë që kam pasur siklet ka qenë goca, sepse ajo është prekur gjatë dy episodeve që ka parë dhe është prekur. Unë jam detyruar ta heq, se tha po më mërzisin babin dhe filloi të qajë. Dhe mendoj se meraku më i madh i Gentit ai është, se si mund të ndihen fëmijët nëse shohin të tilla gjëra,”– u përgjigj ajo.

E pyetur nëse ishte dakord që partneri i saj të ishte banor në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” dhe cila ishte porosia e fundit që i dha, Eltona thotë: “Në momentin e parë që Genti na tha se po e konsideronte këtë projekt, ne e hodhëm me votë në familje. Dolëm tre me dy. Ajo që nuk donte isha unë dhe djali i madh. Në fillim nuk doja. Genti ka ikur nga shtëpia ditën e enjte, pas tre ditësh që kishte xhirime të një seriale. Nuk qethi as flokët. Iku, na takoi dhe tha zere se po iki në punë. Toni (djali) tha kam dëgjuar ca emra kush do hyjë, por ai i tha jo mos m’i thuaj se nuk dua të hyj me paragjykime. Mori çantat që unë i kisha bërë gati dhe iku”.

Paraardhëse

Iu gjetën 400 mijë euro në banesë, eksperti Karamuço zbulon taktikat që përdorte pastruesja për të vjedhur

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH “blindojnë” Krujën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.