• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Lutfi Dervishi: Kur budallallëku vërshon jashtë çantës

8 January, 2023
në Kryesore, Opinion
0
54
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Lutfi Dervishi

 

Një foto e një çante Louis Vuitton me flamurin kombëtar e postuar sot nga kryeministri ka marrë në Facebook 21 mijë pëlqime, 1400 komente dhe 900 shpërndarje?

Numri i pëlqimeve në instagram është edhe më i lartë (27 225).

Te pëlqimet krahas anëtarëve të qeverisë, spikasin kryebashkiakë, por edhe Inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Territorit, ambasada shqiptare Kanada, ambasada shqiptare Sofie, ambasada shqiptare Riad, Konsullata e Përgjithshme e nderit Finlandë.

Meqë jemi në sezonin e gripit nuk mbesin pas me pëlqime as Qendra Shëndetësore Petrele, Qendra Shëndetësore 5 Tiranë dhe dhjetëra institucione që mesa duket kanë prioritet pëlqimet, komentet dhe shpërndarjen e postimeve të kryeministrit.

Nuk ia vlen të përmendësh këtu ushtrinë e ndjekësve false dhe patronazhistëve, por në këtë dehje servilizmi të shëmtuar duhen përmendur dy fakte për të zgjuar nga dalldia atë që dëshiron.

Çantat me flamuj të vendeve të ndryshme të botës përfshirë dhe të Shqipërisë u prodhuan në korrik 2018.

Nuk patën fare sukses.

Nuk është çantë e re.

Në korrik të këtij viti feston 5 vjetorin!

Louis Vuitton ka ndërruar jetë në 1892, 20 vjet para se flamuri ynë të ngrihej në Vlorë.

Më 1871 atelienë e tij dhe dyqanin në Paris ia rrafshuan revolucionarët e Komunës së Parisit.

Më 1992 LV ka hapur dyqan në Kinë dhe me 2003, në Moskë.

Dyqanin më të madh në rajon e ka në Beograd.

Babai i LV ishte…mullixhi, ndërsa vetë LV ka punuar që në moshën 14 vjeç si çirak.

Nga banesa e tij deri në Paris ku gjeti punën e parë iu desh të ecte 400 km në këmbë!
(U largua nga familja se e keqtrajtonte njerka).

Por të kthehemi te çanta “patriotike” e cila ka çmimin 9900 euro!

Ka njerëz në Shqipëri që e pëlqejnë këtë çantë se ua mban xhepi ta blejnë, mund të ketë edhe institucione që kanë fonde dhe nuk e kanë problem ta porositin.

Pyetja është se çfarë kuptimi ka që kësaj foto i bëjnë like: PS Gramsh, PS Mallakastër, PS Ndroq, PD Zejmen, PS Lushnjë, dhe PS Gjirokastër?!…

Megjithëse jam i bindur që PS Gjirokastër do e tërheqë pëlqimin sapo të marrë vesh çmimin.

Dhe të mendosh që sot është e shtunë, ditë pushimi!

Paraardhëse

Blendi Fevziu sfidon të ftohtin, zhytet në det në mes të dimrit

Pasardhëse

19 janari data e betejës së fundit mes Messit dhe CR7? PSG do të përballet me yjet e Al-Nasr dhe Al-Hilal

Pasardhëse

19 janari data e betejës së fundit mes Messit dhe CR7? PSG do të përballet me yjet e Al-Nasr dhe Al-Hilal

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.