• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shifrat e INSTAT, reagon Partia e Lirisë: Qeveria Rama hap vende pune për “të rehatuar” patronazhistët për qëllime elektorale

5 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, duke iu referuar shifrave zyrtare të Institutit të Statistikave, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po “fryn në mënyrë të paligjshme dhe politike shtetin me patronazhistë për qëllime elektorale”.

Në një deklaratë për mediet Blushi u shpreh se kjo fryrje “po shkatërron Buxhetin e Shtetit”.

“Shteti i kapur hap vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, për të “rehatuar” patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët më prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Prandaj është koha për të çliruar administratën nga fuksat dhe patronazhistët dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit!”, tha Blushi.

Deklarata e plotë e Tedi Blushit:

“Vënia e shtetit në funksion të punësimit të patronazhistëve është prova më e rëndë e degradimit të administratës publike nga Edi Rama. Instituti i Statistikave raporton se nga viti 2014 në sektorin publik janë shtuar rreth 22 mijë punonjës. Vetëm vitin e kaluar në momentin e fushatës elektorale, administrata u rrit me rreth 8 mijë persona. Për shkarkimet partiake dhe pa ligj shteti shqiptar është detyruar të paguajë në 8 vitet e fundit më shumë se 108 milionë euro për të shlyer faturat gjyqësore për pushime të padrejta nga puna të 15 mijë punonjësve.

Kur erdhi në pushtet, Edi Rama premtoi një administratë publike efikase dhe me numër më të vogël punonjësish. Por faktet tregojnë totalisht të kundërtën. Pas reformës në pushtetin lokal në vitin 2015, në vend se numri i punonjësve të pakësohej, siç u trumbetua me të madhe, përkundrazi, administrata u dyfishua dhe nga 19.600 punonjës shkoi në 35 mijë punonjës duke i kushtuar Buxhetit të Shtetit rreth 100 milion euro shtesë. Realisht financimi i Bashkimit Europian prej 32 milion euro për një administratë publike profesionale, dinjitoze dhe të pakorruptuar ka shkuar dëm pasi mijëra specialistë dhe profesionistë të trajnuar janë shkarkuar padrejtësisht nga “Rilindja”.

Fryrja e paligjshme dhe politike e shtetit me patronazhistë për qëllime elektorale po shkatërron Buxhetin e Shtetit, llogaridhënien dhe transparencën dhe po rëndon çdo ditë edhe më shumë qytetarët shqiptarë që më bukën dhe djersën e tyre paguajnë me kosto ekstra të pamerituara një administratë publike që jo vetëm nuk u shërben, por edhe i vjedh, i shtyp dhe i zemëron çdo ditë. Ndërsa shteti i kapur hap vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, për të “rehatuar” patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët më prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë. Prandaj është koha për të çliruar administratën nga fuksat dhe patronazhistët dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit!”-tha ai.

Paraardhëse

“Like” postimin e Vuçiç, reagon Ambasda e SHBA në Kosovë: Nuk është pëlqyer qëllimisht

Pasardhëse

Eno Bozdo ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Viti 2023 i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë

Pasardhëse

Eno Bozdo ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Viti 2023 i vështirë ekonomikisht për Shqipërinë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.