• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Cristiano Ronaldo miliarder dhe më i paguari, por futbollistit më të pasur në botë as që i afrohet

4 January, 2023
në Sport
0
281
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Cristiano Ronaldo, që nga dje është zhytur në realitetin e ri, ku do të kalojë dy vitet e gjysmë të ardhshme. Kontrata e tij me Al-Nassr në fakt do të skadojë në verën e vitit 2025.

Deri atëherë, nëse ai nuk vendos të aktivizojë klauzolën që do ta lejonte të rikthehej për të luajtur në Ligën e Kampionëve me Newcastle, portugezi 37-vjeçar do të përpiqet të plotësojë numrin e golave të tij në një ligë që është padyshim më pak konkurruese se ato në të cilat ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij.

Sidoqoftë, nuk duhet shumë për të kuptuar se vendimi për t’iu bashkuar një lige futbolli kaq të ulët është marrë ekskluzivisht për arsye portofoli. Mes pagës që i garanton klubi aktual i kampionatit dhe sponsorizimeve shumë të pasura që bënë të mundur operacionin, Ronaldo duhet të fitojë tek Al-Nassr rreth 200 milionë euro në vit.

Jo se i duhen shumë paratë, duke qenë se asetet e tij aktuale llogariten në rreth 500 milionë euro, si rezultat i marrëveshjeve reklamuese shumë të vlefshme me kompanitë kryesore si Armani, Unilever, Nike, Herbalife dhe DAZN.

Padyshim, përveç kësaj, në krijimin e kësaj pasurie shumë të madhe ka ndikuar fakti se në 15 vitet e fundit të karrierës së tij ka luajtur në nivele të larta, me paga stratosferike. Ronaldo, pra, në vitin 2025 mund të ketë një llogari bankare prej një miliardi euro, diçka vërtet e çmendur për një sportist, por gjithsesi nuk do të jetë futbollisti më i pasur në botë dhe as nuk do t’i afrohet.

Faiq Bolkiah, sulmuesi 24- vjeçar bruneian me nënshtetësi amerikane ia kalon çdokujt sa i përket pasurisë. Bolkiah ka lindur në Los Angelos, por familja e tij i ka rrënjët diku tjetër dhe është i pasur, shumë i pasur. Babai i tij Jefri është Princi i Bruneit, ndërsa xhaxhai Hassanal Bolkiah është Sulltan i shtetit të vogël, që ndodhet në ishullin Borneo, në Azinë Juglindore.

Pasuria neto e Faiq Bolkiah vlerësohet në disa miliardë euro, duke e bërë atë futbollistin profesionist më të pasur në planet. Ai është një lojtar i vërtetë, i cili ka kohë të mjaftueshme për të luajtur në kampionatin tajlandez.

Bolkiah luan te Chonburi që nga dhjetori 2021, aktualisht i dyti në renditjen e ‘Thai League 1’ dhe ka dalë në fushë në 6 nga 7 ndeshjet e fundit të luajtura nga ekipi i tij, duke shënuar golin e fitores në ndeshjen e fundit, të luajtur para pushimit për Kupën e Botës (më 25 nëntor).

Me pak fjalë, Faiq mund ta shijonte jetën ku të donte, por përkundrazi nuk resht së ndjekuri ëndrrën e tij për të qenë një sportist profesionist, pasi arriti të luajë edhe në kombëtaren e Bruneit, ku mburret me 6 ndeshje.

Sulmuesi është stërvitur në futboll në Angli, duke luajtur në ekipet e të rinjve të Southampton, Arsenal, Chelsea dhe Stoke City. Më pas zbarkoi më 2016 te Leicester, ku nënshkroi kontratën e tij të parë si profesionist. Ai qëndroi atje për 4 vite, në të cilat luajti vetëm pesë herë me ekipin U-19 në Ligën e të rinjve.

Më pas, në vitin 2020 u transferua te Maritimo në Portugali, por edhe atje nuk luajti asnjë minutë me ekipin e parë (dhe vetëm një paraqitje për U-23). Tani vendi i tij i duhuri për të luajtur futboll është Tajlanda.

Paraardhëse

Kejvina nuk e ka problem të tregojë sa fiton nga puna si modele, zbulon shifrën marramendëse

Pasardhëse

DASH: Kosova dhe Serbia të krijojnë klimë për pajtim

Pasardhëse

DASH: Kosova dhe Serbia të krijojnë klimë për pajtim

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.