• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

15.4% e shqiptarëve në moshë madhore kanë hua, ekonomia jonë ngelet më pak e kredituara në rajon

2 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dhënat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se raporti i kredisë ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitin 2021 ishte 33.86%, në rënie nga niveli prej 35.52% i vitit 2020.

Megjithëse kreditimi për ekonominë u rrit me ritme dyshifrore, raporti pësoi rënie për shkak të rimëkëmbjes së shpejtë të ekonomisë reale nga efektet e pandemisë. Krahasuar me vitin 2019, kreditimi i ekonomisë shqiptare në terma realë paraqitet në rritje me rritje, me 1.59 pikë përqindje.

Sidoqoftë, Shqipëria ngelet dukshëm ekonomia më pak e kredituar e Ballkanit Perëndimor.

Shifrat e FMN tregojnë se vendi më i afërt me Shqipërinë është Serbia, me 46.48% të PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 49.05%, Mali i Zi, me 52.71%, Bosnje-Hercegovina, me 52.84% dhe Maqedonia e Veriut, me 53.04%.

Kreditimi ende pakët i ekonomisë shqiptare është i dukshëm edhe sipas treguesit të numrit të huamarrësve në raport me popullsinë.

Shifrat e FMN-së tregojnë që numri i huamarrësve nga sektori bankar në Shqipëri është më pak se 154 për çdo 1000 mijë persona në moshë madhore (ose rreth 15.4%). Për këtë indikator, Shqipëria renditet e dyta nga fundi në rajon, duke lënë pas vetëm Kosovë, ku numri i huamarrësve në raport me popullsinë në moshë madhore është afërsisht 13%. Për vendet e tjera të rajonit, angazhimi i popullsisë në hua nga sektori bankar është shumë më i lartë. Ky raport fillon nga 30% në rastin e Maqedonisë së veriut, deri në 55.5% në rastin e Serbisë.

Nënkreditimi i ekonomisë shqiptare mund të shpjegohet me disa faktorë, duke filluar nga mungesa e një tradite të konsoliduar të ekonomisë së tregut dhe zhvillimit të sektorit bankar privat. Zhvillimi i këtij sektori në periudhën postkomuniste u frenua nga ngjarjet e vitit 1997 dhe nga proceset relativisht të vonuara të privatizimit të bankave me kapital shtetëror. Kreditimi përjetoi një ritme të shpejtë në periudhën 2004-2010, por më pas u ngadalësua gradualisht nga rritja e raportit të kredive me probleme. Sidomos pas vitit 2013, sektori bankar u orientuar kryesisht në menaxhimin dhe pastrimin e portofoleve nga kreditë e këqija dhe kjo bëri që portofoli i kredisë për ekonominë të qëndronte në stanjacion deri në vitin 2019, kur nisi një cikël i ri i rritjes.

Paralelisht, kreditimi u ndikua negativisht edhe nga ndryshimet strukturore që pësoi sektori bankar, me një pjesë të mirë të bankave me kapital të huaj që hynë në proces shitjeje pas vitit 2015. Sfidë për rritjen e kreditimit të ekonomisë ngelet edhe niveli i lartë i informalitetit, që e vështirëson aksesin në kredi bankare për një numër të madh të punëonjësve dhe bizneseve të vogla e mikro në vend.

Megjithatë sinjalet pozitive që po shfaq kreditimit gjatë viteve të fundit, falë uljes së kredive me probleme dhe konsolidimit të sektorit bankar, shifrat krahasuese tregojnë qartë se hendeku i kreditimit të ekonomisë shqiptare, qoftë edhe në krahasuar me vendet e tjera të rajonit ngelet ende mjaft i madh./monitor

Paraardhëse

Euro nis vitin me “mbarësi”, krahasuar me fundvitin e kaluar

Pasardhëse

A i bëjnë vërtetë mirë trupit tre vakte në ditë? Zbuloni të dhënat befasuese

Pasardhëse
view on breakfast table

A i bëjnë vërtetë mirë trupit tre vakte në ditë? Zbuloni të dhënat befasuese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.