• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Njihuni me historinë prekëse të heroit 27-vjeçar që shpëtoi 24 persona gjatë stuhisë në Nju Jork

31 December, 2022
në Botë
0
357
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një 27-vjeçar, u bllokua brenda makinës së tij gjatë stuhisë vdekjeprurëse të Buffalo në Nju Jork javën e kaluar, por ai arriti shpëtojë jo vetëm veten, por edhe dhjetëra të tjerë.

Tashmë janë të shumtë që e konsiderojnë atë një hero.

Jay Withey arriti të hyjë në një shkollë që gjendej aty pranë duke thyer xhamin e një dritareje.

Por nuk qëndroi brenda.

Ai u kthye sërish jashtë në stuhi për të marrë të tjerë persona që kishin mbetur në të ftohtë.

Numërohen të paktën 24 persona që ishin bllokuar në rrugë dhe që ai mundi t’i shpëtojë.

Të paktën 39 vdiqën në Buffalo, një nga më të goditurat nga stuhia.

“Ishte hera e vetme në jetën time që mendoja se do të vdisja”, – tha zoti Withey në një intervistë në radio lokale.

Policia lokale që zbuloi veprimet e të riut kur pa kamerat e sigurisë e quajti heroik aktin e tij.

Policia postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale në mënyrë që njerëzit ta falënderonin gjestin e bërë.

Të premten e 23 dhjetorit, Withey u bllokua në rrugë me kamionin e tij.

“Dëbora u grumbullua përballë kamionit tim. Dëgjoja njerëz që po ngrinin për vdekje në makinat e tyre. Ishte një moment shumë i frikshëm”, – rrëfeu ai.

“I dëshpëruar, ai shkoi në një lagje aty pranë për ndihmë dhe trokiti në dyert e disa shtëpive. Çdo herë iu mohua ndihma për të hyrë brenda. Ai u detyrua të kthehej në makinën e tij. Në një moment tek xhami iu afrua një grua e moshuar që i kërkoi të hynte në makinë. Ata bënë turne së bashku duke ndezur dhe fikur makinën gjatë gjithë natës në mënyrë që të ngoheshin. Megjithatë erdhi një moment që karburanti mbaroi. Ai thirri policinë, por iu tha se nuk kishin mundësi ta ndihmonin.

Në atë moment ai pa shkollën. Theu një dritare klase dhe hyri në lokalin e shkollës ku kishte ushqim dhe ujë. Pas pak ai doli përsëri në të ftohtë duke shpresuar të shpëtonte më shumë njerëz.

“Eca derisa qava. Eca derisa nuk munda më” – tha ai. 24 personat që ai shpëtoi qëndruan në shkollë derisa stuhia u qetësua të nesërmen. Withey tha se ndihej i përulur dhe mirënjohës. Por edhe pak fajtor. Për këta ai la një shënim në shkollë për policinë.

“Më vjen tmerrësisht keq që hyra në shkollë. Më duhej ta bëja për të shpëtuar të gjithë”, – shkruan ai në letrën që ka lënë pas.


Policia i ka vlerësuar përpjekjet e tij si heroike.

“Vetohimi që njerëzit treguan për të ndihmuar të tjerët gjatë stuhisë është ajo nga e cila është krijuar në të vërtetë Nju Jorku. Ky grup njerëzish të mrekullueshëm u kujdesën për njëri-tjetrin dhe për ndërtesën ku gjetën strehim”,– shkroi Departamenti i Policisë në faqen e tij në Facebook.

Paraardhëse

Ka lënë të gjithë banorët pa gjumë, Luizi tregon zgjidhjen për të mos gërhitur: Duhet të kem dikë në shtrat

Pasardhëse

Olta Gixhari flet për raportin me partnerin: Kam siguri të verbër te ai, nuk përpiqet të më fshehë kurrë asgjë

Pasardhëse

Olta Gixhari flet për raportin me partnerin: Kam siguri të verbër te ai, nuk përpiqet të më fshehë kurrë asgjë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.