• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Përse po fshihet Presidenti i Republikës? Bajram Begaj mban larg median edhe për Krishtlindje

25 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
87
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në këto Krishtlindje, besimtarët nuk e panë me zë e figurë kreun e shtetit t’ju uronte festat, Presidenti i Republikës nuk e theu traditën e tij të fshehjes nga gazetarët, as në ditën kur media po i kërkonte thjesht një mesazh urimi.

Bajram Begaj vizitoi dy selitë qendrore të krishtera, por as në katedralen katolike e as në kishën ortodokse, nuk i lejoi kamerat t’i afroheshin.

Zyra e tij e shtypit u kërkoi gazetarëve t’i rrinin larg presidentit, të mos e filmonin dhe aq më pak të mos i bënin pyetje, pasi vetë Presidenca do të shpërndante material të gatshëm për median.

E vërteta është se zyra e shtypit e Begaj solli dy njoftime dhe disa fotografi, ku duket Presidenti që buzëqesh pranë dy krye-klerikëve.

Kjo nuk është hera e parë, që Begaj mban larg median.

Në mënyrë absurde, qysh kur është zgjedhur ai ju është shmangur gazetarëve dhe nuk ka qenë i hapur të pyetet apo të filmohet prej tyre.

Indiferenca e Presidentit nuk përfshin vetëm gazetarët, por edhe shtetarët.

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë Finiq doli ta priste Bajram Begajn, pasi kishte njoftuar vizitë zyrtare atje, por Presidenti i kaloi përpara këmbëve dhe nuk e përfilli fare.

Me sforcon e një zyre shtypi që përpiqet të mbajë nën kontroll gafat që një presidenti pa përvojë mund të prodhojë, Bajram Begaj rrit figurën e shtetarit që i shmanget llogaridhënies dhe transparencës.

Kujt po i fshihet Presidenti i Republikës?

Për sa kohë do të vazhdojë kështu, t’i fshihet shtypit dhe të mbajë larg median mund të shqyrtojë mundësinë të mos transmetojë aktivitetet e tij të izoluara dhe të mbajtura nen kontroll.

Presidenti është një institucion që përfaqëson të gjithë shqiptarët, jo vetëm kabinetin e tij./Abc

Paraardhëse

Tea Trifoni flet për lidhjen e bujshme në “Për’puthen”: Ishte për show, zgjati vetëm 3 muaj

Pasardhëse

Mohamed Salah kritikohet nga Myslimanët për pemën festive në foton e urimit

Pasardhëse

Mohamed Salah kritikohet nga Myslimanët për pemën festive në foton e urimit

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.