• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Lajmi i mirë për tarifat e roaming-ut BE-Ballkani Perëndimor, zëdhënësja e KE-së: Ulja e parë e çmimeve nis nga tetori 2023

24 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit të mbajtur në Tiranë, kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për Romaing për uljen e tarifave në mes të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë në korrikun 2021, ishte arritur edhe një marrëveshje tjetër për uljen e tarifave të roaming mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Por çfarë ka ndodhur me implementimin e marrëveshjes së vitit 2021.

Lidhur me këtë në një përgjigje për Gazetën Express ka folur zëdhënësja e Komisionit Evropian, Zoi Muletier.

Ajo ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë duke e zbatuar atë.

“Analiza e parë tregon se zbatimi është i suksesshëm, pasi numri i përdoruesve në roaming si dhe trafiku në roaming është rritur në vitin e parë të zbatimi të marrëveshjes “Roaming sikur në shtëpi””, ka thënë ajo për Express.

Muletier ka thënë se zbatimi i marrëveshjes për Roaming që u arrit në vitin 2021, është një hap i parë dhe thelbësor drejt uljes së tarifave të roaming, në mes të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

E pyetur nëse kanë marrë garanci nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se kjo marrëveshje e nënshkruar në Tiranë do të zbatohet, Muletier ka thënë se një gjë e tillë është përcaktuar qysh kur liderët e Ballkanit Perëndimor kishin nënshkruar Deklaratën për Mbështetjen e Axhendës Dixhitale të Ballkanit Perëndimor në vitin 2018 e ku përcaktohet prioriteti i uljes së tarifave të roaming midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Qëllimi përfundimtar i procesit është ulja e çmimeve të roaming me BE-në në nivelin afër atij të brendshëm, duke kontribuar në uljen e tarifave të roaming-ut me më shumë se 90% në rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ajo.

“Ulja e tarifave shtesë të roaming ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është e mundur vetëm në bazë të Marrëveshjeve Tregtare Vullnetare nga operatorët, sipas modeleve të biznesit të kompanive, interesave komerciale dhe në përputhje me rregullat e konkurrencës dhe tregtisë në fuqi”, ka shtuar zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Muletier tutje ka thënë se një grup i kompanive të telekomunikacionit të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor e kanë nënshkruar Deklaratën në Samitin BE-Ballkan Perëndimor që u mbajt në Tiranë më 6 dhjetor e ku janë zotuar se do të punojnë për uljen e tarifave të romaing-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Muletier ka thënë se uljet e para dhe të rëndësishme të roaming-ut do të fillojnë nga 1 tetori 2023.

“Uljet e para të rëndësishme të çmimeve të roaming-ut që do të fillojnë më 1 tetor 2023 do të sjellin përfitime për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ajo.

Zëdhënësja e KE ka thënë se edhe operatorët e tjerë inkurajohen që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Operatorët e tjerë inkurajohen t’i bashkohen kësaj nisme ambicioze vullnetare – sa më shumë operatorë të bashkohen, aq më të mëdha do të jenë përfitimet për qytetarët dhe bizneset e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar Muletier.

“Duke qenë se kjo është një nismë vullnetare e operatorëve të telekomunikacionit, ajo do të zbatohet prej tyre. Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor të përshpejtojnë zbatimin e reformave të politikave në sektorin e telekomit me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor”, ka përfunduar Muletier.

Paraardhëse

Tifozët duan Messin edhe në Botërorin 2026, dy shtysat pse ai mund të luajë pas 4 vitesh

Pasardhëse

Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë këtë fatkeqësi

Pasardhëse

Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë këtë fatkeqësi

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.