• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Adriatik Doçi nxjerr shifrat që fundosin Arben Ahmetajn: Ditët e fundit ka ndodhur një gjë shumë e rëndë

12 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
281
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë të tjera prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Për ‘Top Story’ Doçi tha se paratë e inceneratorëve nuk kanë shkuar direkt në xhepat e të implikuarëve kryesorë, por sipas tij provat janë pagesat e kryera nga Klodian Zoto për pushimet e Arben Ahmetajt.

Sipas Doçit, me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotelet më të mira në Francë, Bukuresht, Vjenë dhe Gjermani, me vlera që shkojnë deri në dy mijë euro për qëndrim.

“Ditët e fundit ka ndodhur një gjë shumë e rëndë. Bazuar në faktet që unë kisha në dorë disa ditë para se të mbylleshin hetimet, unë konstatova se do të shkonin për dënim një grup njerëzish të cilët rrezikojnë të dënohen për kokën e incerenatorëve. Ai është marrë dhe hetuar, por janë fshehur e manipuluar provat për të goditur personazhin dytësor, për të shpëtuar ‘kokën’ e kësaj afere të pretenduar korruptuar.

Më 14 prill 2014, Arben Ahmetaj ka firmosur në cilësinë e ish-ministrit të Ekonomisë ka dhënë dakordësinë për konsesionin e incernetarovë. Dy vite më vonë është emëruar ministër Financash për të zgjedhur qesen. Nga 2014-2017 që përkon me procedurën e dhënies me koncesion të inceneratorëve, Arben Ahmetaj është financuar nga Klodian Zoto. Zoto është pronar i kompanisë që ka fituar këtë koncesion. Ai paguan hotele, largimin nga Shqipëria udhëtime dhe frekuentime 5 yje Arben Ahmetajt dhe bashkëjetueses së tij. Kemi një financim korruptiv të përfituesit të parave publike dhe zyrtarit Arben Ahmetaj. Janë me dhjetëra pagesa të kryera me kartën e kreditit që sponsorizon udhëtimet e luksit të Arben Ahmetajt si në Bukuresht, në Paris, në Vjenë dhe janë në vlera disa mijëra euro.

Nuk janë vetëm ato sponsorizime. Sot kam marrë të dhëna të tjera për udhëtime të tjera që kapin vlera 2 mijë e 500 euro për prenotime, herë vetëm herë me bashkëjetuese. Më 13 gusht 2015, Zoto bën pagesë 3 mijë e 500 për një hotel për Arben Ahmetajn në Francë në bregdet. Ndër më të shtrenjtët në të gjithë Francën. Edhe 11 tetor 2016 në hotelin në Franfurt të Gjermanisë, pagesat këtu shkojnë nga 300 euro deri në 2 mijë euro nata.

Faktet që mua më ranë në dorë mund t’i publikoja kudo, por jam bindur për implikim, si Lefter Koka Alqi Bllako dhe persona të tjerë. Nuk ka prova që paratë kanë shkuar në xhepat e këtyre, por paratë e Zotos kanë shkuar për Ahmetajn. Këto prova kanë dalë nga kompjuteri dhe telefoni i Klodian Zotos. Këto e-maile janë gjetur në ato kompjutera. Kur janë parë nga prokurorët, si ka mundësi nuk është hetuar. Dosja e inceneratorëve është ndarë në 4 degë, Arben Ahmetaj nuk është përmendur.”, tha ai.

Paraardhëse

Klodian Zoto i pagoi pushimet luksoze? Arjan Çani ngre pikëpyetjet e forta për Arben Ahmetajn: Duhet parë situata

Pasardhëse

“Ishte me urdhër gjykate”, Artan Hoxha nxjerr në skenë Adriatik Llallen: Telefoni i përgjuar është i Taulant Ballës, u zbulua vetëm kur foli ‘i madhi’

Pasardhëse

“Ishte me urdhër gjykate”, Artan Hoxha nxjerr në skenë Adriatik Llallen: Telefoni i përgjuar është i Taulant Ballës, u zbulua vetëm kur foli ‘i madhi’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.