• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Ronaldo reagon pas eliminimit nga Kupa e Botës: Ëndrra ishte e bukur për aq sa zgjati

11 December, 2022
në Sport
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Portugalia e Cristiano Ronaldos, e mbylli Kupën e Botës Katar 2022 në fazën çerekfinale, teksa luzitanët u eliminuan pas disfatës 1-0 ndaj Marokut.

Ishte mundësia e fundit për CR7, që të triumfonte në Botëror dhe sigurisht nuk mund të mungonin emocionet e sulmuesit në fundin e sfidës.

Një Botëror që për Ronaldon nisi me një gol në sfidën hapëse ndaj Ganës në fazën e grupeve, duke u shndërruar në lojtarin e vetëm që shënon në pesë Kupa Bote, ndërsa më pas rrugëtimi vijoi me polemika, pasi trajneri Fernando Santos e uli në stol.

Së fundmi, 37-vjeçari ka reaguar në “Instagram”, aty ku thekson se ëndrra për të fituar Kupën e Botës, ishte e bukur për aq sa zgjati, ndërsa nuk mungoi edhe një “thumbim” ndaj kritikëve me Ronaldon që shprehet se; tashmë është koha që specialistët të flasin dhe të nxjerrin përfundimet e tyre.

“Fitimi i Kupës së Botës me Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe me Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe.

Në 5 prezencat që shënova në Kupat e Botës gjatë 16 viteve, isha i shoqëruar gjithmonë përkrah lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez, dhashë gjithçka. Lashë gjithçka në fushë. Unë kurrë nuk iu shmanga sfidës dhe kurrë nuk hoqa dorë nga ajo ëndërr.

Fatkeqësisht, dje ëndrra përfundoi. Nuk ia vlen të reagosh në të nxehtë. Thjesht dua që të gjithë të dinë se shumë është thënë, shumë është shkruar, shumë është spekuluar, por përkushtimi im ndaj Portugalisë nuk ka ndryshuar për asnjë çast. Unë kam qenë gjithmonë një person më shumë duke luftuar për golin e të gjithëve dhe kurrë nuk do t’u ktheja shpinën shokëve të skuadrës dhe vendit tim.

Tani për tani, nuk ka shumë për të thënë. Faleminderit, Portugali. Faleminderit Katar. Ëndrra ishte e bukur sa zgjati… Tani, është koha të jem një këshilltar i mirë dhe të lejoj secilin të nxjerrë përfundimet e veta”, përfundon Ronaldo reagimin e tij në rrjetet sociale.

Paraardhëse

Ministrja Frida Krifca: Fermerët presin paratë për grurin, do të ndahen brenda muajit dhjetor

Pasardhëse

Këngëtarja Anjeza Shahini Bëhet e gjallë, rikthehet pas 3 vitesh me ndryshimin drastik

Pasardhëse

Këngëtarja Anjeza Shahini Bëhet e gjallë, rikthehet pas 3 vitesh me ndryshimin drastik

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.