• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Robert Papa zbardh prapaskenat për ambasadorin që pritet ta zëvendësojë

9 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
765
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari Robert Papa, ka folur ditën e sotme në një emision televiziv në lidhje me njoftimin e ministres Xhaçka për largimin e ambasadores amerikane Yuri Kim nga Shqipëria, i cili e konsideroi një skandal dhe shkelje të protokollit.

Papa tha se Yuri Kim nuk u soll aspak në mënyrë diplomatike, ishte e afërt me ish-komunistët shqiptarë, dhe beson se tashmë do jetë thjesht një burokrate në DASH. Sa i takon emrit të lakuar si ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, David Kostelancik, Papa tha se bëhet fjalë për një mbështetës të flaktë të Sorosit që ka pasur përplasje me Orbanin në Hungari.

“Teknikisht nuk ka përfunduar, asaj mandati i mbaron në janar. Mund të rrijë edhe 4-5 muaj më shumë, se mund të ketë probleme me nominimin e të ardhurit të rij. Është pozitive apo negative s’mund të them se përfaqëson një shtet të madh. Ne shqiptarëve s’na vjen mirë që një diplomate sillet në mënyrë aspak diplomatike dhe shumë e afërt me ish-komunistët shqiptarë. Zonjusha vjen nga një vend i egër komunist, është koreano-amerikane dhe duhet ta dijë çfarë e detyroi familjen e saj të arratisej nga Koreja e Veriut dhe të vinte në Amerikë. Ajo ka përfituar nga ky vend i madh, duke qenë nëpunëse, dhe jo rrallë këto vende sigurohen nga minorancat, afrikano-amerikane, aziatike. Ka shumë pushtet në departament, ka qenë shefe e stafit të Blinken, ndaj kjo ka bërë që të ishte më tepër se ç’duhet diplomatike. Edhe ajo që do vijë do ketë gjuhën e Escobar dhe të DASH. Pronësia e të vërtetës s’është të një diplomat apo ambasador, por duhet të jemi të kujdesshëm me nofkat dhe epitetet dhe nxitjen e frymës anti-amerikane…Aspak s’u tregua luajale. E ashpër ndaj Berishës, thuajse si motër me Ramën.

Atë që bëri Xhaçka është një skandal. Në protokollin diplomatik, kur Amerika do të sjellë një ambasador thuhet dekret me laps. Sillet emri në Shqipëri që të merret agrementi dhe pastaj bëhet nomimini nga Presidenti për të mos patur përplasje. Xhaçka si duket ka parë emrin, David Kostelancik, që ka ardhur si emër për të kërkuar agreemant-in. Por asnjëherë s’janë bërë publike, është shkelje e protokollit. S’ka procedurë për ikje të ambasadorit, thjesht ikën kur i mbaron mandati. Zotëria që vjen është i bardhë. Ka probleme. Ka qenë kontradiktor në Hungari në përballjen kundër Orban dhe mbrojtës i flaktë i Sorosit. Kjo është një kambanë, dhe jo shenjë e mirë. Nuk është çudi që Rama të ketë lobuar që të vijë dikush që është më afër tij. Unë shpresoj që në Shqipëri të vijë një diplomat që të jetë sërish diplomat. Nuk duam ambasadorë skandaloz si Grenell në Gjermani dhe Kim në Shqipëri. Ajo më është dukur më shumë protagonist se ç’duhet. Ajo u bë pjesë e politikës lokale. Nëse shihni foton kur ajo erdhi dhe iku, ka ndryshim të madh. Jo vetëm është takuar me oligarkë, tregon një lloj luksi. Problemi është ky i them zonjush Kim, shqiptarët janë pro amerikanë, ndihen të ofenduar kur dikush është i afinuar me ish-komunistët. Nuk besoj se do jetë ambasadore pas kësaj, do kthehet në Department, si një burokrate e thjeshtë. Politikanët tanë të pozitës dhe opozitës nuk duhet të krijojnë asnjë përplasje me Amerikën. DASH ka dekada që është liberal dhe i majtë, s’e njeh realitetin tonë”.-tha ai.

Paraardhëse

Vendimi për votat e emigrantëve, reagon Vasili: Kushtetuesja delegjitimon dhe rrëzon zgjedhjet mafioze të 25 prillit

Pasardhëse

Super asist i Messit, Argjentina befason Holandën

Pasardhëse

Super asist i Messit, Argjentina befason Holandën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.