• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

SHBA shpreh optimizëm për anëtarësimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO

9 December, 2022
në Botë, Kryesore
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken priti të enjten në Departamentin e Shtetit, homologët e tij suedezë dhe finlandezë.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e dy vendeve për t’u anëtarësuar në NATO, në përgjigje të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Por megjithë deklarimet për unitetin e NATO-s përballë Rusisë, anëtarja e aleancës, Turqia vazhdon të bllokojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken priti homologët e tij suedezë dhe finlandezë në Departamentin e Shtetit, ku çështja kryesore ishte kërkesa e dy vendeve për t’u bashkuar me NATO-n. Ato kanë një histori të gjatë mosangazhimi ushtarak, por kjo ndryshoi pasi Rusia filloi agresionin ndaj Ukrainës në shkurt.

Zoti Blinken tha se Suedia dhe Finlanda ndajnë vlerat e NATO-s dhe kanë filluar integrimin në aleancë ndërkohë që presin miratimin nga të 30 vendet anëtare.

Pengesë për anëtarësimin e tyre ka qenë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili akuzon Suedinë se është bërë strehë për terroristët. Zoti Blinken tha se po bëhen përpjekje për të zgjidhur ngërçin.

“Turqia ka ngritur shqetësime të rëndësishme sigurie në këtë proces dhe procesi po përdoret në mënyrë efektive dhe produktive për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve. Dhe unë nuk do të flas në emër të asnjërit prej kolegëve të mi për këtë, përveçse të them siç e kemi vërejtur, se të dyja vendet janë angazhuar me Turqinë, dhe me vetë NATO-n, dhe u janë përgjigjur këtyre shqetësimeve në mënyra të dukshme.”

Zoti Blinken tha se ai ka besim se NATO-ja së shpejti do të pranojë Finlandën dhe Suedinë si anëtarë. Por ministri i jashtëm finlandez Pekka Haavisto shprehu shqetësimin se Turqia nuk ka caktuar ende një datë që parlamenti i saj të ratifikojë pranimin.

“Sigurisht, ajo që mungon është një datë e qartë dhe një plan i qartë i parlamentit turk për t’u marrë me këtë çështje. Dhe ne e dimë se në Turqi po afrohen zgjedhjet. Shpresa jonë është që ky vendim të merret sa më shpejt nga Turqia.”

Turqia pritet të mbajë zgjedhje majin ose qershorin e ardhshëm.

Muajin e kaluar, parlamenti i Suedisë miratoi një amendament kushtetues që do të bëjë të mundur miratimin e ligjeve më të ashpra kundër terrorit, një kërkesë kryesore nga Turqia për të miratuar kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO. Ekspertët thonë se legjislacioni i ri do ta bëjë më të lehtë ndjekjen penale të anëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, të vendosur në listën e zezë nga Ankaraja dhe shumica e aleatëve të saj perëndimorë.

Diplomacia e nivelit të lartë po vazhdon, ndërsa Finlanda dhe Suedia kanë paralajmëruar se është thelbësore të veprohet me shpejtësi, sepse agresioni i presidentit rus Vladimir Putin është i paparashikueshëm. Ministria e Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar se do ta konsideronte anëtarësimin e Finlandës ose Suedisë në NATO si një kërcënim për sigurinë e saj dhe do të reagonte./VOA

Paraardhëse

E keni pyetur ndonjëherë veten pse frutat dhe perimet janë gjithmonë në hyrje të dyqanit? Nuk do ta besoni arsyen

Pasardhëse

Vendimi për votat e emigrantëve, reagon Vasili: Kushtetuesja delegjitimon dhe rrëzon zgjedhjet mafioze të 25 prillit

Pasardhëse

Vendimi për votat e emigrantëve, reagon Vasili: Kushtetuesja delegjitimon dhe rrëzon zgjedhjet mafioze të 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.