• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? EULEX blindon zonën

7 December, 2022
në Kosovë
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Incidentet e së martës në veri të vendit kanë shtyrë EULEX-in që të shtojnë patrullat vëzhguese për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë. Në një përgjigje për Gazetën Express, EULEX thotë se në rast të rritjes së ndonjë tensioni në terren, mund të shtojnë edhe më shumë prezencën.

“Në varësi të zhvillimeve në terren, nuk mund të përjashtohet një rritje e mëtejshme në Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it. Ne tashmë i kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme patrullat vëzhguese mobile të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, dhe po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë të shtuar në pjesën veriore të Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit nga të gjitha komunitetet të jenë të sigurt dhe të ndjehen të sigurt”.

EULEX thotë se që nga data 16 nëntor, përveç patrullave vëzhguese mobile të shtuara dukshëm, zyrtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it janë duke patrulluar në këmbë në të gjitha komunat veriore, gjegjësisht në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Përveç NJPS-së, Këshilltarët e Lartë Policorë të EULEX-it në veri janë të bashkëvendosur në Drejtorinë Rajonale Veriu të Policisë së Kosovës dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje për Policinë e Kosovës në nivel të rajonit dhe stacioneve për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigje.

Herën e fundit kur pati frikë për eskalim të situatës në veri për çështjen e targave, EULEX ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.

Paraardhëse

Drejtori i Sigurisë plas informacionin ‘bombë’, zbulon lidhjen e fshehtë të agjentes serbe me zv.kryeministrin e Kosovës: Qytetarët duhet ta dinë këtë gjë

Pasardhëse

Deputeti demokrat reagon i trishtuar: Shumë e dhimbshme, ndihem keq

Pasardhëse

Deputeti demokrat reagon i trishtuar: Shumë e dhimbshme, ndihem keq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.