• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Aksioni i qeverisë për konfiskimin e pallateve pa leje përballet me kritika

3 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I ulur në zyrën e tij pas një pirgu dosjesh, kryeministri Edi Rama deklaroi më 21 nëntor se kishte firmosur konfiskimet e 15 pallateve në tejkalim të lejes apo pa leje ndërtimi. Rama sulmoi gjithashtu skeptikët që e kishin vënë në dyshim qëllimin e qeverisë së tij dhe akuzoi Prokurorinë se kishte fjetur mbi kallëzime.

“Sot kam firmosur pas kalimit në të gjitha hallkat ligjore, plot 15 procedura konfiskimi ndërtimesh, ku për qëllime fitimi janë tejkaluar kufijtë ligjorë. Hapësirat e marra do t’i kalojnë shtetit, që sipas rastit do t’i shfrytëzojë për mjedise zyrash, strehim ose shërbime sociale,” deklaroi Rama.

Dalja publike e kryeministrit vjen pas një vendimi të diskutueshëm të marrë nga qeveria e tij në shtator për konfiskimin e objekteve për qëllime fitimi që kanë shkelur lejet e ndërtimit si dhe bilancin e deritanishëm të këtij aksioni.

Por ekspertë të qeverisjes dhe legjislacionit thonë se qeveria ka uzurpuar kompetencat e gjyqësorit dhe janë dyshues për suksesin afatgjatë të këtij aksioni.

Drejtori i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, Zef Preçi e krahason këtë fushatë të re të qeverisë kundër ndërtimeve pa leje me operacionin sipas tij të dështuar “Forca e Ligjit”.

“Problemi është më i madh akoma në këndvështrimin kushtetues, për arsye se qeveria ka zgjetuar hapësirën e pushtetit të saj duke kufizuar pushtetin e gjyqësorit. Në këto kushte, kjo vendimmarrje i shpëton nga ndëshkimi penal shkelësit, garanton disa para të hyra, ndoshta në shumë në xhepat e politikanëve se sa në arkën e shtetit dhe njëkohësisht premton në rolin e Robin Hudit, që do ua marrë të pasurve dhe do ia japë të varfërve, gjë që as ka ndodh dhe as ka për të ndodhë,” tha Preçi.

Avokati Redon Meksi thekon se sipas legjislacionit aktual, ndërtuesit që kanë shkelur ligjin do duhej të procedoheshin më parë nga Prokuroria.

“Bënë një VKM detajuese për të shmangur mbase përgjegjësinë penale. Normalisht ligjërisht nuk e shmang përgjegjësinë penale, por këta do lëvizin me të gjitha mjetet e tyre për ta shmangur këtë përgjegjësi,” tha Meksi.

Qeveria shqiptare nuk iu përgjigj pyetjeve të BIRN mbi pallatet e konfiskuara dhe ndjekjen e dy standardeve me ndërtimet pa leje.

Ndërsa Prokuroria e Tiranës tha se ndërtimet e konfiskuara nga qeveria ishin të gjitha nën hetim, përveç një rasti për të cilin nuk kishte referim. Prokuroria tha gjithashtu se kishte marrë të pandehur ndërtuesin Julian Morina, aksioner i “Xheluks Construction”, e cila në partneritet me kompani të tjera, ka edhe numrin më të madh të ndërtimeve të konfiskuara.

Morina nuk ishte i arritshëm për koment, ndërsa shumica e ndërtuesve refuzuan të komentonin vendimet e konfiskimit të pallateve të tyre nga qeveria. Robert Biqiku, aksioner në një ndërtim të konfiskuar pranë “Liceut Artistik” tha se situata ishte e paqartë dhe priste që qeveria të sqaronte pozicionin e saj.

Ndërtimet pa leje janë një fenomen i zakonshëm i tranzicionit shqiptar dhe megjithë aksionet sporadike të qeverive – informaliteti ka vazhduar të sfidojë zbatimin e ligjit. Sipas arkitektes Dorina Musai, ky fenomen po shfaqet së fundmi si “informalitet i kontrolluar”.

“Tirana është më e paqëndrueshme se sa ishte kur nuk kishte një plan. Por po shohim që po shtohen probleme të reja, informaliteti si fenomen që ishte i përhapur në territor sot po shfaqet në një formë tjetër si informalitet i kontrolluar. Tirana po shfaq atë që ne e quajmë mungesa e drejtësisë hapësinore, që do të thotë në terma të tjerë mungesa e drejtësisë sociale,” përfundoi Musai. /BIRN

Paraardhëse

Leo Mesi shënon gol, Argjentina në festë

Pasardhëse

Messi kalon Maradonën, goli ndaj Australisë e fut në historinë e Argjentinës

Pasardhëse

Messi kalon Maradonën, goli ndaj Australisë e fut në historinë e Argjentinës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.