• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Prestige Resort, Belind Këlliçi: Bëhet për të shantazhuar median e lirë, absurditet që e prodhon vetëm një mendje e sëmurë

3 December, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sot, deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka qenë pranë “Prestige Resort” ku ka parë nga afër aksionin e nisur nga IKMT prej tre ditësh për shembjen e këtij resorti.

Këlliçi deklaroi se e gjithë kjo që po ndodh, është për të shantazhuar mediat.

“Kjo tregon vizionin e kryeministrit. E gjitha kjo bëhet për të shantazhuar News24, Panorama, BalkanWeb dhe për të vënë një media tjetër nën kontrollin e kryeministrit. Është një lajm i keq për vendin tonë. Është një lajm shumë i keq për çdo qytetar shqiptar që tregon që kryeministri nuk njeh limite dhe nuk ka fre në babëzinë e tij për të kontrolluar çdo gjë në këtë vend. Të vjen keq të shohësh këto skena në këtë resort turistik.

Ende kishte punonjës që kërkonin një vendim për prishjen.
I gjithë ky investim po hidhet në erë me tritol për shkak të një komunikimi verbal që po shemb godinën pa asnjë letër bakalli, me një urdhër verbal. Është një absurditet që vetëm një mendje e sëmurë e Edi Ramës mund ta prodhojë. Nëse ka paligjshmëri të shkohet në gjykatë, të merret një vendim ligjor. Nuk ka se si kryeministri të ketë firmosur për lejen dhe institucionet ta kenë njohur procesin e ndërtimit si të ligjshëm dhe një ditë të hidhet në erë”, tha Këlliçi.

Sipas tij, kjo tregon që kjo media është jashtë kontrollit të kryeministrit.

“Gjithë qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për këtë që po ndodh. Se si mund të bëhemi ne vend i BE-së me këto lloj ngjarjesh të turpshme që ndodhin, nuk e di. Është hera e parë që vij në këtë resort, në ndryshim nga kryeministri, i cili ka qenë këtu dhe tani pse media ka ndërruar linjën editoriale e shemb. Zhvillohet një ditë të shtune, me një qëllim, me një axhendë të caktuar. Po të pyesni kryeministrin jam i bindur se do të thotë se nuk ka dijeni, por gjithçka është e koordinuar nga Edi Rama”.

Ai tha se qeveria vepron me dy standarde, ndryshe për miqtë dhe klientelën e tij.

“Në sheshin Skënderbej ka kate pa leje, në zemër të kryeqytetit, ku i sheh çdo qytetar, nuk merret asnjë vendim për shembje, por i jepet mundësia, i jepet e drejta e parablerjes. Në këtë rast këtu unë gjykoj, arsyeja pse po vendoset tritol, është që nesër ky biznes të mos ketë mundësinë as të dëmshpërblimit, as një kompensimi financiar. Kjo tregon dy standarde. Për miqtë dhe klientelën e tij ka të tjera standarde”, tha ai.

Ai foli dhe për aksionin e parë në fund të gushtit në Prestige Resort, duke e cilësuar një hakmarrje primitive.

“Është përtej çdo logjike racionale. Është hakmarrje primitive. Për fatin e keq të shqiptarëve ndodh në vigjilje të samitit të BE me Ballkanin Perëndimor. Një arsye për të protestuar është dhe kjo paligjshmëri që ndodh. I vendoset tritoli vetëm se kështu ia ka dhënë truri kryeministrit”, tha Këlliçi.

Paraardhëse

Triumfi spektakolar, Granit Xhaka shpallet lojtari i ndeshjes nga FIFA

Pasardhëse

Hakeri shqiptar shokon me rrëfimin e tij: Në vitin 2019 janë vjedhur numra nga Faceboook, testojmë sigurinë e bizneseve dhe faqeve shtetërore, janë të dobët

Pasardhëse

Hakeri shqiptar shokon me rrëfimin e tij: Në vitin 2019 janë vjedhur numra nga Faceboook, testojmë sigurinë e bizneseve dhe faqeve shtetërore, janë të dobët

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.