• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Mohamed Alabbar: Durrësi do të jetë një Monaco e dytë

3 December, 2022
në Kryesore
0
85
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kur në Shqipëri debati publik dhe politik për projektin e Portit të ri Turistik të Durrësit vijon të jetë i ndezur, Mohamed Alabbar, deklaron se me zbatimin e këtij projekti ta kthejë qytetin e Durrësit në një Monako të dytë.

Në një intervistë për portalin Arabian Business, sipërmarrësi nga Emiratet e Bashkuara Arabe që është një nga ndërtuesit e Burj Kalifës, kullës më të lartë në botë, jep detaje për plan e tij ambicioz, që sipas tij, do të bëjë diçka që nuk është bërë kurrë më parë.

“Unë jam duke bërë diçka që nuk është bërë kurrë më parë, kurrë. Bota ka nevojë për më shumë se një Monako, dhe këtu do të jetë. Unë e dua Monakon, por është kaq e vogël dhe interesi për të është kaq i lartë. Kështu që këtu është premtimi im: Unë do t’i jap botës një Monako tjetër”.

Projekti 2.5 miliardë Dollarësh i Durrës Yachts dhe Marina në Shqipëri, sipas portalit arab, po zhvillohet nga grupi i kompanive të Alabbarit, Eagle Hills siç pohon ai vetë.

Vetë sipërmarrësi premton se kur të përfundojë, do të jetë marina më e madhe e superjahteve ndonjëherë në Mesdhe dhe që do të sjellë një transformim të plotë, i një pjese të bregdetit shqiptar në qytetin e Durrësit.

“Shqipëria është sekreti i fundit në Europë. Njohuritë e mia të mëparshme më kanë shërbyer mjaft mirë që mund të bëj diçka që nuk është bërë kurrë më parë. Kur e krahason Shqipërinë me pjesën tjetër të rajonit, është vlera më tërheqëse në krahasim me të gjitha vendet përreth. Kam tridhjetë vjet që e bëj këtë, ndaj e di që kur bëhet fjalë për toka të virgjëra, ata që vijnë dhe blejnë të parët minimum do të dyfishojnë vlerën e pronës së tyre. Në Downtown Dubai ishte trefishi i vlerës fillestare, po ashtu edhe me projektet që bëmë në Serbi. Në Egjipt pamë katërfishin e vlerës së dorëzuar për blerësit”.

Alabbar jep dhe informacione në intervistën e tij për marinën që sipas tij do të mirëpresë jahte dhe superjahte deri në 120 metra, ku do të përfshihet gjithashtu terminali i parë i Shqipërisë për linjat ndërkombëtare të lundrimit, së bashku me hotele, rezidencat private, shëtitore, dyqane, restorante dhe ambiente per argëtim.

Paraardhëse

Çmendet trajneri serb, shan nga nëna Xherdan Shaqirin

Pasardhëse

Granit Xhaka feston me fanellën “Jashari” fitoren kundër Serbisë

Pasardhëse

Granit Xhaka feston me fanellën “Jashari” fitoren kundër Serbisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.