• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Kurti: Ne, të pavarur nga Srpska

30 November, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Kurti e konsideroi si arritje faktin se tashmë qeveria e Kosovës nuk varet nga Lista Serbe.

“Sikur të ishim në qeveritë e kaluara, ku shumica bëhej e varej nga Lista Serbe, me siguri që do kishte edhe mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë, por, ja që kjo nuk është e mundur tash.

Reciprociteti me targa, reciprociteti me letërnjoftime, do të ishte motiv i mjaftueshëm për ta që ta rrëzojnë qeverinë.

Mirëpo ka ndodhur ndryshimi i madh dhe besoj se të gjithë duhet të gëzohemi për faktin se Republika e Kosovës ka një qeveri e cila nuk varet për mazhorancën nga votat e Listës Serbe”, tha Kurti gjatë një interpelance në Kuvend.

Sa u takon dorëheqjeve serbe në institucione, sidomos ato të katër kryekomunarëve në Veri, Kurti tha se zgjidhja e ngërçit është me datë 18 dhjetor. “Për këtë presidentja e Kosovës, ka dekretuar datën 18 dhjetor për zgjedhjet lokale në 4 komuna në veri të vendit, ku do të zgjidhen këshilltarët komunalë dhe kryemunarët”.

Kurti u ndal dhe te propozimi franko-gjerman mbi Dialogun, duke shpjeguar se pse e ka pranuar atë, edhe pse s’është dakort në disa pika.

“Propozimi i BE-së me mbështetjen e Francës, Gjermanisë dhe ShBA-së nuk është merre ose leje, e kam konsideruar bazë të mirë për të diskutuar mbi të, por nuk është merre ose leje. Nuk më pëlqen mua gjithçka aty, ka shumëçka që duhet të diskutohet, ama ajo që nuk e kam pranuar asnjëherë gjatë këtij procesi me Serbinë është që nga 33 marrëveshjet e kaluara në Bruksel gjatë asaj dekade ta përzgjedhin si një tryezë suedeze pikërisht Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, tha shefi i qeverisë. /tesheshi.com/

Paraardhëse

Festë e madhe në Doha, Argjentina gjen rrugën e rrjetës dhe kalon në avantazh

Pasardhëse

Rudina Hajdari shprehet se “po shërben si kanal komunikimi” mes Ambasadës Amerikane dhe PD-së së Sali Berishës

Pasardhëse

Rudina Hajdari shprehet se “po shërben si kanal komunikimi” mes Ambasadës Amerikane dhe PD-së së Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.