• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Mustafa Nano: Sali Berisha ka vetëm dy rrugë! Do të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë

30 November, 2022
në Kryesore
0
752
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Mustafa Nano ka bërë një analizë të ngjarjeve që pritet të ndodhin javën e ardhshme në Tiranë, ku Samiti i liderëve të Europës do të mblidhet për herë të parë jashtë Brukselit e po në të njëjtën ditë opozita ka lajmëruar protestë.

Sipas Nanos, qëllimi i Sali Berishës është t’i tregojë Europës se damkosja e tij si non-grata nuk ka zgjidhur gjë, por se madje madje ai ka në dorë paqen dhe stabilitetin e Shqipërisë.

“Berisha duket se e ka bërë mendjen top. Do ta bëjë demonstrimin e paralajmëruar në datën 6 dhjetor, me synimin “për të sensibilizuar Perëndimin mbi klikën e korruptuar që qeveris Shqipërinë”, në një kohë që i vetmi politikan shqiptar, të cilin Perëndimi e ka shpallur të korruptuar, është Berisha vetë.

Dhe jo vetëm e ka shpallur të korruptuar e të rrezikshëm për demokracinë shqiptare, por edhe e ka ndëshkuar me izolim për këtë shkak. Asnjë ambasador i Perëndimit nuk pranon t’i japë dorën. Kuptohet pra se qëllimi i vërtetë i protestës është krejt tjetër, është t’i thotë Europës se “goditja, damkosja, turpërimi e ndoshta gjykimi i tij nuk zgjidhin gjë, përkundrazi, e ndërlikojnë situatën, dhe se paqja e stabiliteti në Shqipëri varen prej tij”.

Paradoksalisht, është nga të rrallat rrethana, kur unë e kuptoj Berishën. Atij i është ngushtuar hapësira. Në fakt, i kanë mbetur vetëm dy rrugë: 1. të dorëzohet apo të humbasë, dhe për rrjedhojë të përfundojë pa kthim në koshin e plehrave të historisë, ku e ka edhe vendin; 2. të rezistojë deri në fund me shpresën se mund të shpëtojë diçka.

Ai ka zgjedhur këtë të dytën. Dhe as që ka ndërmend të kthehet mbrapsht. Ndoshta një zë i brendshëm, por edhe familjarët e tij, janë duke i thënë se me rrugën që ka zgjedhur qederi do të jetë gjithsesi më i madh sesa qari, por atij në këtë situatë nuk ia ka qejfi të bëjë llogari. Llogaritë e bezdisin.

Sepse nuk i dalin ashtu si ai do donte. Erërat që fryjnë nuk i ka në favor. Koha nuk punon për të. Nuk i kanë mbetur më aleatë. Është më i izoluar se kurrë e se kushdo tjetër. Ka mbetur vetëm me ata shqiptarë që e mbështesin. Nuk janë shumë, por janë aq sa i duhen për të organizuar edhe një gjurulldí tjetër të madhe, mbi bazën e devizës së njohur: Après moi, le deluge (pas meje u bëftë qameti). Ia ka shprehur Peter Lucas-it në vitin 1996 këtë gjë.

Duhet shpresuar që këta të ftillohen pak e nga pak e një e nga një, për të kuptuar më në fund se janë thjesht mish për top i interesave të një personi e të familjes së tij. Duhet shpresuar se edhe ky turp që po bën Berisha (protesta në bulevard pikërisht në ditën kur në Tiranë do të jetë crème della crème e politikës europiane) mund t’u hapë sytë disave syresh. Ndoshta”, shkruan Nano.

Paraardhëse

Milaim Zeka: Le të bëjnë protesta 24 orë, Rama nuk ikën nga pushteti

Pasardhëse

Çfarë do ndodhë me temperaturat? Dhjetori vjen me reshje, kthesa e madhe që pritet tashmë

Pasardhëse

Çfarë do ndodhë me temperaturat? Dhjetori vjen me reshje, kthesa e madhe që pritet tashmë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.