• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pasi mori nënshtetësinë shqiptare, betohet Dua Lipa, flet Erion Veliaj: Jam krenar që ylli i muzikës botërore merr shtetësinë shqiptare

27 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
16
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Ditës së Pavarësisë, që do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbej”, këngëtarja Dua Lipa u betua si shtetasja më e re shqiptare para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një ceremoni të veçantë.

Kryebashkiaku Veliaj, tha se kjo është një ditë shumë e veçantë sepse një ikonë e këngës botërore si Dua Lipa, sot është edhe zyrtarisht një shtetase shqiptare.

“Sot, një shtetase globale, e cila ka mbetur me rrënjë në Shqipëri e Kosovë, bëhet pjesë e skuadrës sonë dhe një shtetase shqiptare. Në këto ditë kur ne festojmë 110 vjetorin e Pavarësisë, kuptojmë se vërtetë kemi vuajtur si komb, kemi qenë edhe të nënshtruar dhe të pushtuar, por ia kemi dalë, kemi mbijetuar, dhe sot ti [Dua Lipa] je një burim i jashtëzakonshëm krenarie si shtetase e re e Shqipërisë, si anëtare e këtij misioni, e skuadrës ‘Team Albania’. Të uroj shumë sukses edhe si shtetase e Republikës së Shqipërisë! Mezi presim sukseset e tua dhe të falenderoj që ke mbetur e thjeshtë, sepse e ke kthyer kokën pas, për të kuptuar se sado larg shkon, rrënjët e tua janë këtu, dashurinë e madhe për Shqipërinë e Kosovën nuk e ke fshehur kurrë. Të jam shumë, shumë mirënjohës që pranove të jesh me ne për këto festa”, u shpreh Veliaj.

Për yllin e muzikës botërore, Dua Lipa, ky është një moment gëzimi i papërshkrueshëm dhe se herës tjetër që do të udhëtojë drejt Shqipërisë, do të përdorë pasaportën shqiptare.

“Faleminderit shumë! Është një gëzim i papërshkrueshëm dhe një nder shumë i madh. Jam shumë e emocionuar nga mikpritja, dashuria, mbështetja. Mezi pres koncertin e nesërm”, pohoi Dua Lipa.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, do të performojë në Tiranë më 28 nëntor.

Përgjatë gjithë këtyre muajve, në kuadër të turit të saj muzikor, këngëtarja më në zë e momentit ka organizuar koncerte në disa shtete të botës.

Turi ka qenë një ndër më të suksesshmit në industrinë e muzikës.

Paraardhëse

Dimri sapo ka trokitur, Dëbora zbardh sot Korçën

Pasardhëse

Porti i Durrësit, Agron Shehaj plas deklaratën e fortë: Pretendimet e Ramës dhe Alabarit, mashtrim për të grabitur pronën publike

Pasardhëse

Porti i Durrësit, Agron Shehaj plas deklaratën e fortë: Pretendimet e Ramës dhe Alabarit, mashtrim për të grabitur pronën publike

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.