• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

BE mbështet të rinjtë në përpjekjet për të punuar dhe jetuar në Shqipëri

27 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

E pranishme në takimin me të rinjtë pjesëmarrës në programin e Bashkimit Europian “Rural You”, zhvilluar në Shkodër, ambasadorja e BE në Shqipëri, Krisstjane Hohmann, tha se BE-ja po financon disa programe të rëndësishme për të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë një rol të rëndësishëm në udhëtimin e vendit drejt një demokracie të konsoliduar.

“Bashkimi Europian“, tha ambasadorja, “ka një strategji për rininë shqiptare, strategji që bazohet në angazhim, ndërlidhje dhe fuqizim”.

Është e nevojshme që të rinjve, u shpreh ambasadorja e BE-së, t’u krijohen mundësi për të qëndruar dhe punuar në vendin e tyre.

Vitet e fundit, nga Shqipëria janë larguar një numër i madh të rinjsh drejt emigracionit në vendet e BE, në kërkim të mundësive dhe një jetese më të mirë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, vetëm gjatë vitit të kaluar emigruan drejt vendeve të BE-së 42 mijë e 48 shtetas shqiptarë, shumica e të cilëve të rinj.

Ambasadorja tha se BE-ja po financon programe të reja për t’u dhënë mundësi të rinjve shqiptarë që të aftësohen dhe punësohen në vendin e tyre.

”Shpresoj vërtet fort”, tha ambasadorja,”që, së bashku me qeverinë shqiptare, të kemi mundësi të prezantojmë skemën e garancisë rinore, e cila do të merret kryesisht me formimin dhe arsimin profesional të të rinjve si dhe me punësimin e tyre. Është shumë e rëndësishme, shtoi ajo, që arsimi dhe formimi profesional të përdoren si një motor për të gjetur mundësi për të rinjtë dhe jo si një zgjedhje dytësore për ta”.

Të rinjtë, tha ambasadorja e BE-së, është e rëndësishme që të mos largohen nga zonat rurale të vendit dhe, për këtë, ata duhet të kenë qasje në mjete dhe mundësi.

Projekti “Rural You” ka si qëllim të mbështesë të rinjtë e zonave rurale të vendit, me qëllim që ata ta gjejnë veten në vendin e tyre.

“Ne po lançojmë këtë projekt, i cili”, tha ambasadorja, “ka si qëllim të formëzojë mundësi dhe perspektiva për rininë rurale në Shkodër, Kukës dhe Dibër. Është një projekt, ku të rinj nga zonat rurale kanë ardhur dhe kanë paraqitur idetë e tyre, 14 prej të cilëve tashmë janë të suksesshëm”.

Të rinjtë, pjesëmarrës në projektin “Rural You”, kanë përfituar mbështetje financiare nga BE për ngritjen e bizneseve të tyre në zonat rurale të vendit, të cilat, tha ambasadorja, po shndërrohen në modele edhe për të rinjtë e tjerë.

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, bëri të ditur se, më shumë se 10 mijë të rinj shqiptarë kanë marrë pjesë në programe të tilla si Razmus, Razmus plus, programin e solidaritetit si dhe programe të tjera të financuara nga BE-ja.

Ambasadorja tha se BE-ja do vazhdojë të mbështesë të rinjtë shqiptarë në rrugëtimin e tyre drejt integrimit të vendit në BE.

Paraardhëse

Lionel Messi mbetet mbret, thyen rekord me Argjentinën në Kupën e Botës barazon edhe Maradonën

Pasardhëse

Flutura Açka i kthehet keq Damian Gjiknurit: Turp, s’festohet Pavarësia me flamur lejla, këtë folës me Elbasanin të lidh vjedhja e votave më 25 prill

Pasardhëse

Flutura Açka i kthehet keq Damian Gjiknurit: Turp, s'festohet Pavarësia me flamur lejla, këtë folës me Elbasanin të lidh vjedhja e votave më 25 prill

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.