• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpërthen keq gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli: Sigurimsat e Akademizmës dhe nevoja e një vetingu në Shkencë

26 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
144
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjuhëtarja e njohur Ledi Shamku Shkreli, kërkon nga Akademia e Shkencave që të distancohet nga “sigurimsat”, pas një rasti të publikuar në Newsbomb.al, për ish-Atasheun e Kulturës dhe gjuhëtarin Gjovalin Shkurtaj.

Ky i fundit, në korrik ’90 raportonte nga Roma për shqiptarët që i iknin diktaturës, edhe pse regjimi ishte në grahmat e fundit të tij.

Shkreli, thotë se ky gjuhëtar e akademik, madje akademiko-gjuhëtari kryesor i Akademisë së Shkencave, dy ditë më parë ndante çmime për arbëreshët dhe drejtshkrimin.

Shkruan gjuhëtarja Ledi Shamku Shkreli:

“Jam e neveritur deri në palcë! Sapo lexova këtë shkrim ku publikohet dhe zbardhet fakti se si një gjuhëtar e akademik, madje akademiko-gjuhëtari kryesor i Akademisë së Shkencave paska qenë një Sigurims gjatë kohës që ka shërbyer në Ambasadën e Romës. Madje një Sigurims i Përbetuar ngaqe vijon të informojë (dhe e bën me një gjuhë neveritëse) edhe në fundkorrikun e 1990 pasi qenë shpëthyer Ambasadat dhe regjimit ia kish marrë ferra uratën.

Ky person dy ditë me pare, si PERFAQËSUES I AKADEMISË SË GJINUSHIT, organizonte e ndante çmime për arbëreshet dhe drejtshkrimin. Ndëkohe që siç edhe lexoni këtu me poshtë, njeriu që e spiunon e damkos është pikërisht arbëreshi Antonio Belushi, një nga PUNËTORËT MË TË DASHUR NË PUNË TË GJUHËS E TË SHPIRTIT ARBËRESH.

Ja si shkruan per te e per ta ky Akademiku Emeritus i Gjinushit:

“[…] u ngrit deri në qiell “kori” i priftërinjve dhe i klerit reaksionar arbëresh e më gjerë, duke pnetruar në kampin e refugjatëve shqiptarë për t’i pritur ata me këngë “Moj e bukura More”, siç bëri Antonio Belushi, ithtar e zbatues i zjarrtë i urdhërave të peshkopit të Ungros, Lupinaçi”,

SA KRUPË E SA NEVERI! Sa tallje e keqe me mikpritjen arbëreshe! Sa mjerim akademik! Sa rrezik për Albanologjinë prania dhe orekset shpifarake të Akademizmës, qe i qasen asaj sërish me këto duar historikisht të ndyta. Dua me këtë rast t’i pyes edhe dy akademiket arberesh a ndjehen në paqë me veten përballë faktesh te tilla?

Çdo gjë e ka një cak ama! NDAJ I KERKOJ OPINIONIT PUBLIK SHQIPTAR DHE ÇDO ORGANIZMI ETIK E LIGJOR QË RREGULLON JETËN NË VEND: A mund te kalohet edhe kjo gjetje antiligjore ne heshtje? Sigurisht që ky vend ka ligje per bashkëpunëtorët! A thua AKADEMIA E SHKENCAVE ESHTE E VETMJA E LEJUAR TI SHKELE SI TE DOJE E SA HERE TE DOJE LIGJET E SHTETIT?

Akademia e Shkencave sot eshte para nje detyrimi: Te distancohet prej sigurimsave ose te shpalle publikisht se eshte palë me ta.

Ndonëse jam e bindur se do zgjedhe të dytën, pasi duke u kryesuar nga Ministri i Diktatures, e duke pasur non-grata e teritalsa në kryesim të saj, ajo KA LINDUR SI PALË.

Palë me kohën me të keqe, e që vijon ende të lakmojë ta zerë Qiellin e Shqiptarëve: Gjuhën dhe Kulturën Shqipe.

Jam e neveritur në koc nga keto Metastaza të Akademizmës. Lexoni sesi raporton Akademiku.

JA, KY ËSHTË REFORMIMI I AKADEMISË SË SHKENCAVE!”, shkruan ajo.

Paraardhëse

Historia e bukur e dashurisë shqiptaro-turke që nisi në sallonin e bukurisë: Ai mysliman, ajo katolike

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Marin Mema njofton ndërprerjen e transmetimit të emisionit

Pasardhëse

Çfarë ka ndodhur? Marin Mema njofton ndërprerjen e transmetimit të emisionit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.