• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gazetari i njohur zbërthen dosjen që do të shkaktojë në politikën shqiptare: Dy ministra dhe një kryebashkiak përgjohen nga shërbimet e huaja, çfarë do të ndodhë në dhjetor

23 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dy ministra të rëndësishëm të qeverisë shqiptare dhe një kryebashkiak kanë rënë në kurthin e shërbimeve partnere.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Denis Dyrnjaja, i cili me anë të një postimi në Facebook thekson se dy ministra të qeverisë aktuale, një ish-ministër i rëndësishëm dhe një kryebashkiak janë përgjuar nga shërbimet partnere dukë bërë biseda komprometuese.

Sipas gazetarit dosja me përgjime mund të publikohet në muajin dhjetor.

Ai shkruan gjithashtu se kjo dosje do të shkaktojë tërmet në politikën shqiptare,. Por do t’i bëjë dhe një dëm shumë të madh politik mazhorancës në pushtet para zgjedhjeve lokale.

Postimi i plotë:

“2 ministra, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një ish ministër socialist në “kurthin” e shërbimeve partnere

Një skandal i madh dhe i paparashikuar mund të krijojë një tronditje të fortë në politikën shqiptare. Shërbimet sekrete të të paktën dy vendeve mike kanë interceptuar biseda ku implikohen direkt me zë dhe madje me emra konkretë 2 ministra të mazhorancës, një kryebashkiak i rëndësishëm dhe një tjetër ish ministër i mazhorancës ky i fundit me pozita shumë të rënduara nga ekspozimi në përgjime. Në biseda që rezultojnë me orë të gjata përgjimi, zyrtarët qeveritarë janë angazhuar në veprimtari kompromentuese dhe nxjerrin zbuluar angazhimin direkt të tyre në afera të dyshimta për veprime selektive me qëllim favorizimi të subjekteve apo individëve në çështje të ndryshme. Shërbimet kanë rënë në gjurmë nga persona të interesuar direkt për favorizime të cilët kanë përmendur persona kontakti që kanë shtyrë agjentët të nisin “ndjekjen e heshtur” duke zbuluar thesarë të vërtetë që implikojnë zyrtarët e lartë në rrethana kompromentuese që përbëjnë shkelje të rënda ligjore me pasoja edhe penale. Sipas informacioneve konfidenciale, dosjet me përgjime do të krijojnë pasoja të rënda edhe në aspektin politik pasi do të trondisnin rëndë pozitat politike të mazhorancës dhe mund të krijojnë një situatë të paparashikueshme politike. Dhe për Kryeministrin Rama kjo do të ishte një kosto e panevojshme, e parashikuar dhe e padëshiruar para zgjedhjeve lokale të cilat mund të kthehen në një bumerang duke ditur se plasja e skandaleve mund të shkojë si bonus politik për dyshen Berisha-Meta që presin me padurim çdo gabim apo gafë të mazhorancës për të përfituar poktikisht. Dhjetori mund të jetë një muaj plot surpriza në aspektin politik por edhe penal pasi të dhënat paraprake flasin për implikime shumë të rënda, kompromentuese dhe me pasoja ligjore e kosto politike të zyrtarëve në fjalë. Në 6 dhjetor nuk do të ketë vetëm një mbledhje të udhëheqësve të BE-së në Tiranë, nuk do të ketë një protestë të opozitës, por me gjasë mund të publikohen në media dosjet bomba të përgjimeve të zyrtarëve që do ta bëjnë shumë të akullt dhjetorin politik”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

A komunikon ende me kryeministrin Rama? Pas largimit nga politika, “zbërthehet” Valentina Leskaj

Pasardhëse

“T’i jepej fund gjakderdhjes”, Lukashenko trondit Putinin dhe lëshon thirrjen e bujshme

Pasardhëse

"T’i jepej fund gjakderdhjes", Lukashenko trondit Putinin dhe lëshon thirrjen e bujshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.