• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ish-ministri i Jashtëm shqiptar ngre alarmin: Jemi në një situatë lufte

22 November, 2022
në Kosovë
0
119
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti pranoi sot propozimin e SHBA-ve për të shtyrë me 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Për ish-ministrin e Jashtëm Edmond Panariti këto orë do të shfrytëzohen për të arritur një marrëveshje përfundimtare. I ftuar mbrëmjen e së martës në “Radari Informativ” në ABC, ish-ministri tha se që në zanafillë takimi në Bruksel ishte i paragjykuar.

Ai kujtoi se presidenti serb Aleksander Vuçiç kishte deklaruar se po shkon në takim vetëm që të mos përflitej Serbia, por jo se kishte pritshmëri që do të arrihej një gjuhë e përbashkët.

Ndërsa tha se Kosovës historikisht i është bërë persion ndërsa Serbisë nuk i kërkohet llogari, Panariti shtoi se jemi në një situatë lufte dhe kritike për të gjithë rajonin. Po ashtu, ai u shpreh optimist se me përfshirjen e SHBA-ve në dialog, situata mund të shkojë drejt gjetjes së një zgjidhjeje.

“Shpresoj dhe uroj në një ndikim më të madh të SHBA-ve në rajon. SHBA duket më pro Kosovës sesa BE, që edhe proceset e nisura po i finalizon me vonesë. Angazhimi amerikan është i mirëpritur. Jam i lumtur që kemi një angazhim më të madh amerikan, presioni pozitiv i SHBA-ve mund të krijojë një marrëveshje që shpresoj të jetë e qëndrueshme.”

Por, çfarë do të ndodhë nëse 48 orët nuk do të mjaftojnë për arritjen e një marrëveshjeje? Panariti vërejti se mund të kërkohet akoma më shumë kohë.

“Do të kërkohet që të fitohet kohë sërish. As SHBA e as BE nuk do të lejojnë që aty të kemi situata tensioni. Në 24 orë, jam i sigurt që edhe tani po diskutohet për të gjetur një rrugëdalje.”

Sipas tij, situata e tensionuar në veri të Kosovës mund të jetë një lojë e Rusisë, e cila siç u shpreh ai, përmes Serbisë po kërkon që të krijojë vatra destabilizimi në rajon.

Paraardhëse

Berisha i kërkon Gjykatës të çrregjistrojë Bashën si kryetar të PD

Pasardhëse

Pse është shqetësuar Yuri Kim? Klodiana Lala ngre dyshimet për garën e kreut të SPAK

Pasardhëse

Pse është shqetësuar Yuri Kim? Klodiana Lala ngre dyshimet për garën e kreut të SPAK

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Rama kërkon mbledhje urgjente me deputetët e PS ditën e shtunë, zbulohet agjenda

Nga lajme5
19 June, 2026
0

Kryeministri Edi Rama pritet paraditen e së shtunës të drejtojë mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku do të...

Lajme.al uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Kurban Bajramin

27 May, 2026

Greqi: Flet babai i 19-vjeçares shqiptare: Humba jo engjëllin tim, por jetën time. Vajzën ma futën në kurth, e flakën pasi i bënë gjëra të tmerrshme!

16 April, 2026

Gashi: Diasporës parapëlqej t’i them mërgatë, të krijojmë kushtet për rikthimin e tyre në vendlindje

14 April, 2026

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

20 March, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.