• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Çfarë duhet bërë që Primaret të jenë të suksesshme? Bujar Leskaj rendit hapat

20 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një shkrim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike ka renditur hapat që duhet të ndiqen që Primaret të jenë të suksesshme edhe në të ardhmen.

Postimi i plotë:

“Partia Demokratike me Primaret po bën një hap të madh, hapin e vlerave, garës demokratike që partia u ofron anëtarëve të saj, qytetarëve e shoqërisë: të sistemit konkurrues të demokracisë funksionale e të drejtpërdrejtë ku vota e çdo demokrati sot dhe e çdo shqiptari nesër ka vlerë.

Por që Primaret të jenë të susksesshme edhe në të ardhmen duhet që:

Së pari, Partia Demokratike nuk duhet të mjaftohet vetëm me katër pikat, të cilat firmosin kandidatët në formularin e kandidimit.

Duhet të krijohet një Kod i plotë Etike në PDSH, i cili duhet të respektohet nga të gjithë në mënyrë vertikale, nga kandidatët, krerët e degëve të PDSH, deri edhe në Kryesinë Qendrore të PDSH, në mënyrë që ky proces kaq pozitivist të mos kompromentohet pa nisur mirë, duke garantuar unitetin, por edhe shpalosjen e vlerave më të mira, të cilat qëndrojnë në ADN-në e Partisë Demokratike, që nga themelimi i saj, sot e në të ardhmen.

Kodi i Etikës sot e në të ardhmen duhet të konsistojë në kryerjen e fushatave pozitiviste, të bazuar në ide, platforma e alternativa, të cilat i shërbejnë komunitetit, Partisë Demokratike dhe bashkimit, i cili do të duhet të sjellë fitoren.

Së dyti, Kodi i Etikës shmang kontestimet e pabaza dhe respektimi i tij bën që, të gjithë kandidatët, si fituesi, ashtu edhe ata të cilët do të votohen, por nuk do të marrin mbështetjen e shumicës së anëtarëve dhe simpatizantëve të PD, të angazhohen për një mbështetje të plotë për PD, duke shmangur retorikën përçarëse dhe duke kontribuuar për fitoren e saj.

a. Të gjithë kandidatët e këtyre primareve, pavarësisht rezultatit nuk duhet të vënë egon personale mbi të mirën e përgjithshme, duke u shkëputur nga PD e thelluar përçarjen, e cila mban peng PD, demokracinë dhe mban në pushtet sektin Rama!

b. Kryetarët dhe sekretarët e PD nëpër degë nuk duhet të abuzojnë me këtë proces, por të jenë të hapur, luajalë me të gjithë kandidatët, të cilëve duhet t’u krijojnë hapësirat e nevojshme që të jenë të barabartë edhe duke e mediatizuar procesin, sikundër duhet respektuar maksimalisht edhe vota e simpatizantëve.

c. Jo vetëm në këto zgjedhje, por në të gjitha zgjedhjet dhe proceset zgjedhore, në të cilat do të kalojë edhe në të ardhmen PD, duhet që kandidatët për deputetë, drejtuesit e lartë të partisë, etj, t’u nënshtrohen primareve.

Së treti: Zhvillimi i primareve duhet të zhvillohet me debat konstruktiv, duke ftuar dhe insistuar që të marrin pjesë në këtë proces kaq të rëndësishëm veç anëtarësisë edhe ajo pjesë e anëtarësisë, e cila nuk kryen jetë partiake, pjesa qytetare e shoqërisë sonë, e angazhuar apo jo në politikë, por e angazhuar në jetën qytetare, Shoqëria Civile, etj.”-tha Leskaj.

Paraardhëse

Shokohet rrjeti, Emmanuel Macron sulmohet me shuplakë në mes të Parisit

Pasardhëse

Raporti i NATO’s për Ballkanin Perëndimor kundërshtohet nga Serbia, thonë se ka të “pavërteta” për Kosovën

Pasardhëse

Raporti i NATO’s për Ballkanin Perëndimor kundërshtohet nga Serbia, thonë se ka të “pavërteta” për Kosovën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.