• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rrëfehet Namik Dokle: Kam dalë dhe s’hyj më, nuk mund ta hap parlamentin dy herë, u thashë shokëve të mi nuk do kandidoj më

20 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
741
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I shkëputur tërësisht nga politika, shkrimtari Namik Dokle, si rrallë herë ka treguar momentin kur ai ka vendosur të lërë jetën aktive në politikë dhe t’i përkushtohet shkrimeve dhe librave.

Në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Dokle foli edhe për librin e tij më të fundit, “kovid 1984”.

Ai u shpreh se që nga momenti që ka vendosur të merret me letërsi, politika nuk është në planet e tij, madje ai u shpreh se “unë kam dalë dhe nuk hyj më”.

Politika tha ai është e tensionuar, ndërsa letërsia është krejt ndryshe, e bukur.

Ai u shpreh se për momentin nuk do të shkruajë për politikë, madje tha se kur të vijë ai moment do të botojë ditarin e tij me 4 mijë faqe, i shkruar gjatë kohës kur është marrë me politikë.

“Nuk kam pasur ndonjë synim të bëhem politikan, por në atë periudhën e ndryshimeve të mëdha, shumëkush nuk kishte menduar të bëhej politikan, por u futën shumë mjekë, inxhinierë…dhe me zuri edhe mua ai kamxhiku i politikës.

Romanin e parë e kam menduar vite të tëra dhe u ula ta shkruaj vetëm atëherë kur i dhashë fund politikës. Kur vendosa që nuk do kandidoj më i kam thënë shokëve të mi, drejtuesve të grupit parlamentar, ditën e parë të parlamentit, ditën e parë që u zgjodh kryetari i parlamentit. Unë si deputeti më i vjetër e kisha për detyrë të hapja parlamentin. Ishte Berisha, por meqë kishim fituar ne zgjedhjet ai nuk pranoi dhe e hapa unë.

Kur unë ftova kryetarin të zërë vendin e tij zbrita në sallë dhe i thashë shokëve të mi që nuk kandidoj më. Pse thanë? Sepse po të kandidoj prapë do të më duhet të hap parlamentin tjetër përsëri dhe nuk më vjen mirë që parlamentin ta hap dy herë. Boll e hapa një herë. Po me ca do merresh thanë? Do merrem me letërsi.

Kjo është jeta ime tani dhe jo politika. Unë kam dalë dhe nuk hyj më. Unë nuk tensionohem, por duke bërë pyetje politike ju më sillni atë ndjesinë politikë, politika është e tensionuar, ndërsa letërsia nuk është e tensionuar, por është e bukur.

Po të jetë për politikë, unë do botoja ditarin tim që është 4 mijë faqe. Nuk dua ta botoj tani. Patjetër që do ta botoj ndonjëherë, por tani për tani jo”, tha Dokle. Shkrimtari foli edhe për librin e radhës, ku zbuloi vetëm titullin: “Po shkruaj një roman tjetër, por nuk mund të them asgjë. Në respekt të kësaj interviste ju po ju them vetëm titullin “10 gram nder”, kështu u shpreh Dokle.

Paraardhëse

Ministri Niko Peleshi jep alarmin: Priten rreshje intensive dhe përmbytje

Pasardhëse

Anxhela Peristeri tregon se kush hedh lekë në dasma: Veriut i zien gjaku më shumë gjaku se Jugut

Pasardhëse

Anxhela Peristeri tregon se kush hedh lekë në dasma: Veriut i zien gjaku më shumë gjaku se Jugut

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.