• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Porti i ri i Durrësit, flet Enkelejd Alibeaj: Edi Ramën e ka detyruar halli të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë e skeptikë për projektin fantazmë

19 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me projektin për Portin e Durrësit, ku në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se Ramën “një hall i madh e ka detyruar të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit”.

Ndërsa bën me dije se ka informuar dhe Komisionin Evropian e Delegacionin e BE-së në Tiranë, lidhur me projektin e aq shumë kontestuar.

Postimi i Enkelejd Alibeaj:

“Një hall i madh e ka detyruar Edi Ramën të sulmojë të gjithë ata që janë kritikë dhe skeptikë për projektin fantazmë të portit të Durrësit. Një projekt që praktikisht u rrëmben shqiptarëve një nga pak pasuritë e mbetura publike dhe që iu dhurohet me një projekt qesharak të përzgjedhurve dhe klientëve të kryeministrit. PD nuk është kundër investimeve serioze, as kundër investitorëve që duan të zhvillojnë bizneset e tyre në Shqipëri.

Por në kushtet kur drejtohemi nga një qeveri që na ka faktuar se di veç të abuzojë dhe të vjedhë pasuritë e shqiptarëve, është domosdoshmëri së paku transparenca. Deri më sot qeveria dhe kryeministri kanë heshtur dhe grupi parlamentar i PD ka vendosur që shqetësimin e tij për portin e Durrësit t’ja bëjë prezent dhe Komisionit Europian.

Nëpërmjet një letre të dërguar ditën e djeshme kam informuar Komisionin Evropian dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë lidhur me projektin e Portit të Durrësit.

Në thelb të letrës, paraqiten shkeljet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit lidhur me parimet e konkurrencës së lirë (neni 71) dhe mosdiskriminimit (neni 74). Cdo ndihmë shtetërore – sanksionon MSA – që shtrembëron rregullat e konkurrencës, vjen në kundërshtim me këtë Marrëveshje. Qeveria shqiptare ka pranuar se asnjë garë nuk është zhvilluar lidhur me këtë projekt dhe kompania fituese ka qenë e përcaktuar prej fillimi.

Projekti i Portit të Durrësit mund të jetë një rast unik në botë ku shteti ofron 818 mijë metra katrorë pronë publike, si dhe përjashtime nga taksat, me një vlerë totale 730 milionë euro, për të marrë mbrapsht vetëm 280 milionë. Vështirë ta thuash se ku qëndron leverdia ekonomike e shtetit shqiptar në këtë projekt.

Nga ana tjetër investitori ka marrë përsipër të realizojë një investim 2.1 miliardë euro, në një kohë që ai ofron vetëm 160 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër prej 1.94 miliardë Euro do të sigurohet nga palë të treta të panjohura. Shtuar këtu faktin që kompania mëmë është e regjistruar në Ishujt Kajman, cka krijon qartazi një rrezik të lartë për pastrim parash.

Duke vepruar kështu qeveria shqiptare jo vetëm ka shkelur rëndë parimin e konkurrencës së lirë, por ka diskriminuar cdo kompani shqiptare dhe europiane që mund të ishte e interesuar për t’u përfshirë në këtë projekt. Madje kjo do të ishte në interesin e vetë shtetit shqiptar, pasi mund të merrte një propozim më të leverdisshëm.

Në vëmendje të BE-së sollëm edhe raste të tjera të mëparshme, ku qeveria nëpërmjet ligjeve speciale iu ka akorduar pasuri, të drejta dhe privilegje kompanive private, cka tregon se kjo praktikë është kthyer tashmë në rutinë për qeverinë shqiptare.

Me anë të kësaj letre kërkojmë nga Komisioni Evropian dhe Delegacioni i BE-së të ndjekin më vëmendje këtë rast dhe në përputhje me procedurat e tyre të hetojnë mbi përputhshmërinë e kësaj marrëveshje me parimet dhe standardet e MSA-së dhe legjislacionit evropian”, shkruan ai.

Paraardhëse

Ish-presidenti Meta për shkrimin e Forbes: Shqiptarët po ikin sepse Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, nuk duam që ky vend të braktiset, Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë realitet

Pasardhëse

Indrit Hoxha shpall kandidaturën në Primare për Bashkinë e Vorës

Pasardhëse

Indrit Hoxha shpall kandidaturën në Primare për Bashkinë e Vorës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Reperi Mozzik u gjet në qendër të vëmendjes pas një incidenti në doganë, ku u ndalua për verifikim rreth origjinës...

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025

“Parti Enver jemi gati kurdoherë”, pas miratimit të programit dhe kabinetit, opozita ironizon mazhorancën, rregullorja fluturon mbi kokën e ministrave

18 September, 2025

“Makth për çdo grua”, Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit

18 September, 2025

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

17 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.