• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Prej 10 ditësh Greqia kërkon për hidrokarbure në Jon”, ish-zv. komandanti i Forcave Detare ngre alarmin dhe i bën thirrjen e fortë institucioneve

17 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-zëvendës komandanti i Forcave Detare Artur Meçollari me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se Greqia ka dhunuar të dretat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental, pasi rimorkiatori ‘Vernicos Sifnos’ i kontraktuar nga qeveria helene ka kryer studime për hidrokarbure 0.5 milje në veri të vijë hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Ai shtoi se hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar mes vendeve, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë, ndërsa anija studimore “Ramform Hyperion” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Sipas tij prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon, por sot njëra prej tyre hyri në shelfin e Shqipërisë. Më tej ai shkroi se asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental.

Postimi i plotë:

“17 nëntor 2022 – Greqia dhunon të drejtat sovrane të Shqipërisë në shelfin e saj kontinental

Sot rimorkiatori “Vernicos Sifnos”, i kontraktuar nga Qeveria e Greqisë , kreu studime për hidrikarbure 0,5 milje në veri të vijës hipotetike kufizuese me distance të barabarta të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Për shkak të metodologjisë së ndërtimit dhe gjeografisë së dy shteteve, një vijë kufizuese e drejtë dhe e ndershme e shelfit kontinental midis dy shteteve, do të jetë në jug të vijës hipotetike me distance të barabarta, siç ishte ajo e vitit 2009. Pra hapësira në jug të kësaj vije (vijës së vitit 2009) është zona detare e shelfit kontinental e kontestuar, kurse në veri të kësaj vije është shelfi kontinental i Shqipërisë. Anije studimore “Ramform Hyperion” dhe rimorkiator “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar.

Prej më shumë se një javë, dita e dhjetë, anijet studimore të kontraktuara nga Qeveria e Greqisë po kryejnë studime për hidrokarbure në Detin Jon (Blloku 1), duke përfshirë edhe zonën e pakufizuar (të kontestuar) të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por sot njëra prej tyre hyri në shelfin kontinental të Shqipërisë. Gjatë këtyre dhjetë ditëve anije studimore “Ramform Hyperion” dhe dy rimorkiator “Thow Omega” dhe “Vernicos Skafi One” kanë operuar në zonën e kontestuar të shelfit kontinental midis Shqipërisë dhe Greqisë, gjithmon në jug të vijës hipotetike kufizuese me distanca të barabarta. Edhe studimi në zonën e kontestuar, pa marrëveshje përbën cënim të të drejtave sovrane të shtetit bregdetar.

Prej dhjetë ditësh asnjë institucion shtetëror, duke përfshirë dhe Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, nuk janë prononcuar për shkeljen e të drejtave sovrane të Shqipërisë në shelfin kontinental. Shqipëria është palë në UNCLOS 1982 nga viti 2003 dhe Greqia nga viti 1995″, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Bujar Leskaj: Arsyeja pse sekti Rama po zeron portin mijëvjeçar të Durrësit

Pasardhëse

Kosovë, deputetët e rinj të Listës Serbe bëjnë betimin dhe largohen nga salla

Pasardhëse

Kosovë, deputetët e rinj të Listës Serbe bëjnë betimin dhe largohen nga salla

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.