• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Sot mund të isha në Parlament”, Klodiana Lala flet si asnjëherë më parë dhe zbulon detaje nga përplasja me Ramën

15 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të qenurit një gazetare investigative e nivelit të Klodiana Lalës bën që të përballesh me personazhe të rëndësishëm të politikës apo dhe të gjendesh edhe në raste të vështira, por që mund të jenë lajme e ngjarje të vitit. Lala zbuloi në njw emision televiziv se i kanë ardhur oferta për tu bërë pjesë e politikës:

“Para disa kohësh mora një ofertë për të hyrë në politikë, edhe mund të isha sot në Parlament. S’kam për ta bërë publike nga kush forcë erdhi dhe personit, i cili më bëri ofertën, ju përgjigja shumë shkurt: ky është një kostum i pisët që nuk bën për mua.”

Gjatë bisdës Ermali e pyet për zhurmën që pati përballja e saj me kryeministrin Edi Rama dhe 1.3 milionë klikimet që kjo video ka marrë në YouTube.

“Ne kemi qenë bashkë me Artan Hoxhën, kolegun dhe mikun tim, natën përpara se të përballeshim me kryeministrin tek Opinioni ku na u tha publikisht që ne do të ishim. Mua më kapi një krizë e tmerrshme migrene dhe nuk e mora veten gjatë gjithë orëve që pasuan. Sepse unë nuk isha përballur kurrë me të, nuk e dija mënyrën se si sillej. Aty po diskutohej operacioni forca e ligjit që sot me plot krenari dhe falë një investigimi që kam bërë tek BIRN u konfirmua ajo çka unë kisha dyshuar që në krye të herës, dhe isha e irrituar për mënyrën se si po na e shisnim ne një gjë nuk kishte të bënte fare me realitetin.

Kur po bëhesha gati shkova ke rafti i rrobave dhe s’dija çfarë të vishja, kisha veshur aq shumë, i kisha përdorur dhe thashë ‘çfarë mund të vesh unë në përballje me Kryeministrin’. Nëse unë vesh një veshje me ngjyra, njerëzit nuk e di si do e presin. Bëra një debat me veten dhe vendosa të vishem bardhë e zi. Zbres për tek makina ime dhe lidh rripin, më vjen një sms nga familja ime. Sot të ka skaduar siguracioni i makinës. Mos thashë tani do më kapi policia dhe do thotë kjo do shkoj të përballet me Kryeminstrin. Dhe unë isha një zonjë që kishte shkel ligjin, s’ia lejoj vetes.

Dhe marr një mikeshën time që punon në një kompani sigurimesh dhe i them të ma bëj. Një muaj më pas kam pasur një dhimbje të tmerrshme koke. Disa që thoshin bravo kjo e vuri Ramën me shpatulla pas murit, disa të tjerë që thoshin ja Rama këtë e ka fyer etj. Në atë debat të ashpër jam përpjekur ta respektoj pozicionin e Kryeministrit, të mos e fyej në asnjë moment se mund të të vij nga shpirti kur dikush të të thotë ‘je kazan, je motor vetëm jep dhe nuk merr’.

Të vë nën presion, mund të të dal nga shpirti ‘ore unë jam një njeri, nënë e dy vajzave, në fund fare kam ardhur jo me eskortë si puna juaj, por me makinën time pasi kam gatuar në shtëpi, kam larë fëmijët, pasi kam bërë dy tre kronika’. Një këshillë e mikut tim që më tha Klodiana duhet të jesh shumë korrekte, nuk duhet ta citosh, dhe nëse beson se je e drejtë në atë çfarë thua mos u tërhiq. Por që paska shkuar 1,3 milionë klikime këtë nuk e dija”.

Paraardhëse

Pranoi mandatin e Grida Dumës, reagon zyrtarisht Ori Nebiaj

Pasardhëse

“Nuk urdhëron ti këtu, pusho se ndryshe del jashtë” Plas keq në Komisionin e Ligjeve, ndërpritet mbledhja

Pasardhëse

“Nuk urdhëron ti këtu, pusho se ndryshe del jashtë” Plas keq në Komisionin e Ligjeve, ndërpritet mbledhja

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.