• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Planit “franko-gjerman” i ndërrojnë autorët, Kurti e ruan qëndrimin për të, shpreson për negociata intensive

15 November, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
36
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë po del të jetë propozim zyrtar i Brukselit, ndërsa Franca e Gjermania e kanë mbështetur fort. Dokumenti 2 faqesh për të cilin Borrell foli mbrëmë, u mbajt në konfidencialitet të plotë, derisa dy këshilltarët, e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz, nuk erdhën në Prishtinë e Beograd. Kurtit nuk i ndryshoi disponimi për dokumentin. E vlerëson si bazë të mirë dhe shpreson për bisedime intensive.

Tashmë kur u pranua zyrtarisht se palët po e shqyrtojnë këtë propozim në kuadër të procesit të lehtësuar nga BE-ja, Brukseli mori pronësinë e tij.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pas një diskutimi të gjatë në Këshillin për Punë të Jashtme të BE’së, mbi tensionet e reja mes Kosovës dhe Serbisë dhe daljes nga kriza, ai tha se propozimi “franko-gjerman” nuk është i Gjermanisë dhe Francës, raporton Gazeta Express.

“Propozimi i ashtuquajtur propozim franko-gjerman në fakt është mbështetje franko-gjermane, por propozimi është bërë nga unë dhe Miroslav Lajçak. Është propozim, le të themi europian”, ka theksuar shefi i diplomacisë së BE’së.

Në po të njëjtën ditë, nga një tjetër kryeqytet europian, Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, e tha të njëjtën dhe zbuloi edhe diçka më tepër për ardhjen e këshilltarëve nga Franca dhe Gjermania.

“Pas takimit të mbajtur më 18 gusht, dy emisarë specialë nga Berlini dhe Parisi, shoqëruan emisarin special të Brukselit, Lajçak, Jens Plotter dhe Emmnuel Bonne, të cilët kanë kombinuar ide dhe opsione të ndryshme në një plan që më vonë u quajt propozimi franko-gjerman, por ishte më tepër propozim i Brukselit i mbështetur nga të dyja, Parisi dhe Berlini, por edhe Ëashingtoni. Ky propozim u njoftua në takim nga zotëri Lajçak dhe ai kishte mbështetjen e Parisit, Berlinit dhe Ëashingtonit”.

Kurti iu tregoi panelistëve edhe pozicionin e përgjithshëm të Kosovës mbi këtë propozim, por pa hyrë në detaje.

“Tash unë insistoj në diskutimin e kornizës së përgjithshme në këtë propozim franko-gjerman – siç po thirret në mënyrë popullore – dhe shpresoj që ne do të intensifikojmë bisedimet. Këtë propozim të fundit e shoh si një bazë të mirë për diskutime, një tekst të bazuar në vlera. Ne kemi nocione dhe koncepte të BE-së dhe unë shpresoj shumë që ta ndërtojmë mbi to”

Kryeministri Kurti tha se Kosova s’mund të bëjë marrëveshje me Serbinë nëse në procesin e negociatave s’janë të përfshirë aleatët kryesorë të vendit.

“Ne nuk mund të kemi këtë marrëveshje me Serbinë pa e pasë BE-në dhe SHBA-në që organizojnë dhe ndërmjetësojnë dhe pa perspektivën e BE-së”.

Megjithatë, në këtë forum Kurti tha diçka që mund të jetë në shpërputhje me propozimin e Brukselit. Ai sërish e vuri në theks se marrëveshja duhet të jetë me njohje reciproke, përkundër që propozimi – siç dihet deri më tani – nuk parasheh njohje.

Kurti kritikoi procesin e deritashëm të dialogut me Serbinë, duke thënë se u zhvillua në atë mënyrë që i është qasur problemeve si të vetme. Ndërkaq, lëvdata hodhi për takimin e 18 gushtit në Bruksel kur vetë ai ishte përballë me presidentin serb Vuçiq dhe me ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak.

“Takimi i fundit i 18 gushtit ishte më konstruktivi dhe më pozitivi deri tani dhe kjo më bën optimist. Megjithatë, ne duhet të bëjmë shumë përpjekje sepse situata në vendin tonë është më tepër rrezik sesa e pasigurt për sa i përket agresivitetit të Serbisë dhe shpresoj që shtetet e familjes europiane dhe euroatlantike që të ulin tensionet dhe në veçanti që të kemi paqen si fjalën kryesore”, tha Kurti në Vjenë./express

Paraardhëse

Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Që kur shpalla kandidaturën, më hoqën nga puna familjarët

Pasardhëse

Albërija “e sulmoi” në emisionin e saj, Donaldi “merr hak” te Luana Vjollca

Pasardhëse

Albërija “e sulmoi” në emisionin e saj, Donaldi “merr hak” te Luana Vjollca

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.