• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Pas akuzave të forta të Ankarasë, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit reagon menjëherë ‘flakë për flakë’

14 November, 2022
në Botë, Kryesore
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas akuzave të Ankarasë, organizata e armatosur separatiste e kurdëve të Turqisë, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), mohoi në deklaratën e saj se kishte ndonjë përfshirje në sulmin me bombë që ndodhi dje në Stamboll.

Ankaraja akuzoi kurdët e PKK-së pas shpërthimit, duke fajësuar rebelët e saj për sulmin që vrau gjashtë persona në një rrugë të frekuentuar tregtare në Stamboll dhe policia arrestoi një grua siriane të dyshuar për vendosjen e bombës, ndërsa vijoi me arrestimin e 46 personave të tjerë.

Policia e Stambollit njoftoi se emri i të dyshuarës është Ahlam Albashir, shtetase e Sirisë dhe u arrestua gjatë një bastisjeje gjatë natës në periferi të Kuçukçekmeçes.

Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu , tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe milicia kurde siriane YPG janë përgjegjëse për shpërthimin që ndodhi dje, të dielën, në Avenue Istiklal në Stamboll. Soylu pohoi se urdhri për sulmin ishte dhënë në Kobani, një qytet në veri të Sirisë, ku forcat turke kanë kryer operacione kundër YPG në vitet e fundit.

Ankaraja pohon se YPG është një krah i PKK. SHBA ka mbështetur YPG-në në konfliktin në Siri, duke rezultuar në fërkime me aleatin e NATO-s, Turqinë.

Sipas policisë së Stambollit, Albashir tha gjatë marrjes në pyetje se ajo ishte trajnuar nga rebelët kurdë dhe kishte hyrë në Turqi nga Afrini, një qytet tjetër në Sirinë veriore.

Raportet e lajmeve televizive kishin treguar më herët foto të asaj që dukej të ishte një grua duke lënë një pako në mes të rrugës pak para sulmit.

Mjeti shpërthyes përbëhej nga “TNT me fuqi të lartë”, sipas policisë, e cila njoftoi se brenda banesës ku arrestuan Albashirin dhe të tjerë, u gjetën në një thes një sasi të konsiderueshme eurosh dhe monedha ari, si dhe një pistoletë dhe plumba.

Një zyrtar turk tha se dyshimet kryesore se Grupi i Shtetit Islamik është përgjegjës për sulmin “nuk është përjashtuar plotësisht”

Sulmi vrau gjashtë shtetas turq, dy anëtarë nga secila prej tre familjeve, duke përfshirë një vajzë 9-vjeçare dhe babain e saj dhe një vajzë adoleshente 15-vjeçare dhe nënën e saj. Asnjë organizatë nuk ka marrë ende përgjegjësinë.

Paraardhëse

Akuzat e forta për tragjedinë në Stamboll, Greqia i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Turqisë: S’do pranonim kurrë terroristë

Pasardhëse

“Në protestë kishte kërcënime do të vrasim, do të hamë”, Frrok Çupi lëshon deklaratën e fortë

Pasardhëse

"Në protestë kishte kërcënime do të vrasim, do të hamë", Frrok Çupi lëshon deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.