• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Reja: Do t’i këndoj të dy himnet, emocione të mëdha ndaj Italisë, do ulem me Dukën për të ardhmen

13 November, 2022
në Sport
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shqipëria do të luajë dy takime miqësore në ditët e ardhshme, kuqezinjtë presin Italinë në “Air Albania” (16 nëntor), teksa tri ditë më vonë presin Armeninë në të njëjtin stadium.

Dueli ndaj kampionëve të Europës do të jetë shumë emocionues për Edy Rejan.

Në prononcimin për shtypin, trajneri italian zbuloi edhe prapaskenën në lidhje me miqësoren ndaj Italisë së Roberto Mancinit, duke treguar se çfarë i tha presidentit Armand Duka sapo mori vesh që të kaltrit po kërkonin duele miqësore pasi nuk arritën të kualifikoheshin në Katar 2022.

“Sfida ndaj Italisë do të jetë shumë emocionuese për mua dhe Shqipërinë. Kënaqësi dhe krenari të përballem me Italinë time. Do të provoj emocione të mëdha dhe të bukura, do t’i këndoj dy himnet. Ia thashë presidentit bëjë maksimumin të luajmë ndaj tyre, pasi ata po kërkojnë miqësore pas eliminimit nga Kupa e Botës. Menjëherë biseduam dhe doli mirë, kështu që nuk ka më bukur”.

Lojtarët e kampionatit shqiptar – “Ka lojtarë të Superiores që më kanë lënë përshtypje të mirë, por nuk mund t’i merrja dot të gjithë tani. Nëse i referohemi miqësoreve me lojtarët e kampionatit shqiptar, kisha frikë se mos nuk i përgjigjeshin ndeshjeve.

Por ata treguan personalitet dhe ishin shumë mirë. Mendoj se bëmë sfida të mira, nuk e merituam humbjen me Katarin, nuk na u dha një penallti. Doja t’i shihja këto katër lojtarë edhe për ndeshjet e muajit mars”.

Katër nga Superiorja – “Sigurisht që nëse i kam marrë në këtë grumbullim do të thotë që kam besim te ata. Të gjithë do të kenë mundësi. Të gjithë janë të impenjuar me klubet dhe do të më duhet të shoh gjendjen fizike. Këta katër lojtarë që kam marrë nga kampionati shqiptar mendoj e janë të sigurt të luajnë kundër një skuadre si Italie. Sigurisht sfida ka dhe emocionet e veta”.

Kontrata dhe emrat – “Atëherë do të përfundojmë këto dy ndeshje dhe më pas do të kemi mundësinë të ulemi bashkë me presidentin që mund të them kam marrëdhënie shumë të mira. Do të gjejmë një zgjidhje për më të mirën e Shqipërisë”.

Mançini – “Sigurisht Mancinin e njoh mirë dhe e di që ai nuk do të vijë për shëtitje në Shqipëri. Mund të thuash shumë për Italinë. Është një skuadër e frikshme. Por mua më intereson që Shqipëria të bëj një ndeshje të mirë. Rezultati varet nga lojtarët që zbresin në fushën e lojës. Që ai do të luajë me lojtarë të rinj. Jemi thuajse në të njëjtat pozita”.

Paraardhëse

Trejsi Sejdini: A ngel pa të dashur një femër si puna ime?

Pasardhëse

E moshuara rrënqeth me rrëfimin e saj: Kam 10 vjet me paterica, marr 100 mijë lekë pension, ilaçet më bëjnë 70

Pasardhëse

E moshuara rrënqeth me rrëfimin e saj: Kam 10 vjet me paterica, marr 100 mijë lekë pension, ilaçet më bëjnë 70

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.