• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zonja e Parë Armanda Begaj përuron shkollën e rindërtuar “Selman Ali Xaka”: Shqipëria vend me miq të mirë e solidarë

12 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zonja e Parë, Armanda Begaj, ishte e pranishme në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Selman Ali Xaka” në fshatin Nuaj (Nojë) në Krujë.

Rindërtimi i kësaj shkolle, e cila pësoi dëme serioze pas dëmtimit tërësor të saj, si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit 2019, u mundësua falë një donacioni të shtetit slloven, në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Rindërtimit dhe Bashkinë e Krujës.

Gjatë fjalës së saj, Zonja e Parë Armanda Begaj falenderoi shtetin slloven për kontributin bujar të dhënë në ndihmë të rindërtimit të shkollës.

“Tërmeti i tre viteve më parë vërtetë ngjalli frikë tek të gjithë ne, por na tregoi se mund të jemi mbështetje për njëri-tjetrin. Ai gjithashtu vërtetoi se Shqipëria është një vend me miq të mirë e solidar kudo në botë. Vlerësojmë kontributin e qeverisë dhe popullit slloven që në kohë të vështira konfirmoi miqësinë dhe afërsinë, duke dhënë një ndihmë me shumë vlerë në rikuperimin e dëmeve të tërmetit të vitit 2019. E ardhmja dhe e nesërmja është për këta fëmijë që sot janë në bankat e shkollës. Ndaj do t’ju lutesha të dashur mësues dhe prindër që t’i inkurajojmë fëmijët tanë të jenë njerëz të zotë për vendin e tyre. Le të marrim më të mirën e jetës dhe të ngrihemi edhe më të fortë, kudo qofshim!”, u shpreh  Znj. Begaj në fjalën e saj.

Ndërkohë, në fjalën e tij përshëndetëse, Ambadadori i Republikës së Sllovenisë z. Japelj tregoi për të pranishmit në ceremoninë e përurimit se për herë të parë e kishte vizituar Krujën tre vite më parë, vetëm 2 ditë para tërmetit.

“Sllovenia reagoi menjëherë duke ofruar ndihmë, si edhe dy ekspertë sllovenë, që iu bashkuan ekipeve për vlerësimin e dëmtimeve. Megjithatë, shprehja më e rëndësishme e solidaritetit ishte vendimi i Sllovenisë për t’i dhuruar Shqipërisë një shkollë. Jam sinqerisht i lumtur dhe krenar që mundëm të ngrinim një shkollë moderne plot dritë, në këtë mjedis kaq piktoresk, në bashkëpunim me Ministrinë e Rindërtimit, Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkinë e Krujës”,- theksoi z. Japelj

Shkolla modulare “Selman Ali Xaka” është një shkollë 9-vjeçare, e cila ofron tashmë kushte shumë të mira, ku marrin mësim 50 nxënës së bashku me kopshtin e fëmijëve.

Paraardhëse

Protesta, policia shoqëron me dhunë protestuesin

Pasardhëse

Menjëherë pas mbylljes së protestës, Ilir Meta lëshon paralajmërimin dhe zbulon lëvizjen e rradhës të opozitës

Pasardhëse

Menjëherë pas mbylljes së protestës, Ilir Meta lëshon paralajmërimin dhe zbulon lëvizjen e rradhës të opozitës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.