• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fluksi i emigrantëve, PD ngre alarmin dhe paralajmëron: Dy vende të BE-së kërkojnë pezullimin e vizave

8 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë që të adresojë sa më parë problematikat e ngritura nga Bashkimi Europian lidhur me nismat e amnistisë fiskale, pasaportat e arta si dhe të marrë masa për të frenuar shpopullimin e vendit.

Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë, Ilda Zhulali tha se prej vitit 2014, mbi 740 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi.

Sipas saj, fluksi i emigrantëve nga Shqipëria, ka bërë që dy shtete të BE-së të kërkojnë pezullimin e vizave me vendin tonë, Holanda dhe Çekia.

Deklarata e Ilda Zhulalit:

“Si sot, 12 vite më parë, Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të Bashkimit Europian votuan pro lëvizjes së lirë të shqiptarëve në hapësirën Shengen.

Ministrat e BE do të pohonin njëzëri se ky vendim “bazohej në zbatimin e reformave madhore që lidheshin me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, emigracionit, forcimin e kufijve dhe sigurinë e dokumenteve.”

Brenda dy viteve, 40 institucione shqiptare u angazhuan për përmbushjen e 140 kushteve, ku përfshiheshin regjistri elektronik kombëtar, letërnjoftimet dhe pasaportat biometrime, sistemet TIMS dhe MEMEX, çlirimi i qyteteve prej bandave, shkatërrimi i rrjeteve të trafikantëve të qenieve njerëzore, dhe deri te krijimi i kushteve të punësimit e arsimimit për të gjithë shtetasit shqiptarë që nisën të kthehen në Shqipëri.

Qytetarët shqiptarë ishin përfituesit më të mëdhenj të lëvizjes pa viza drejt BE, jo vetëm sepse kjo i dha fund dramës së familjeve të ndara prej vitesh, por edhe për zhdukjen e një paragjykimi të pamerituar si kontigjent rreziku për Europën.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në periudhën 2009-2013, 134.000 shtetas shqiptarë u rikthyen në atdhe.

Shqipëria zuri vendin e parë të kryetitujve ndërkombëtarë si vendi që u anëtarësua në NATO, që liberalizoi vizat, dhe që përparoi drejt anëtarësimit në BE.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, nga viti 2014, janë larguar nga Shqipëria mbi 740.000 shqiptarë.

Që prej vitit 2019, Shqipëria është i vetmi vend i rajonit, ndaj të cilit ka një kërkesë zyrtare për pezullimin e vizave, të kërkuar prej Holandës, së cilës i është bashkuar edhe presidenca ceke e BE para disa javësh.

Shqetësimet e vendeve europiane lidhen me fuqizimin e krimit të organizuar, me nivelin alarmant të korrupsionit, me rritjen dramatike të emigracionit, me cënimin e sigurisë.

Partia Demokratike përsërit thirrjen e saj për trajtimin me urgjencë të të gjitha çështjeve të ngritura nga vendet anëtare të BE, përfshirë:

Refuzimin nga ana e Kuvendit të ligjit të aministisë fiskale dhe penale që favorizon pastrimin e parave të krimit dhe parave të vjedhura prej shqiptarëve;

Ndalimin e skemës së pasaportave të arta, që rrezikon të strehojë individë të dyshuar në veprimtari kriminale apo terroriste;

Marrjen e masave urgjente për të adresuar shkaqet që motivojnë emigrimin masiv të shqiptarëve;

Përshtatjen e politikës së vizave me atë të Bashkimit Europian, vecanërisht ndaj shteteve si Rusia, që konsiderohen rrezik ndaj sigurisë europiane;

Partia Demokratike u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në protestën e së shtunës kundër politikave të shpopullimit që po ndjek Edi Rama, duke cënuar dhe arritjen më të madhe, të lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë.”, shkruan PD.

Paraardhëse

Vuçeviq: Serbët do të kthehen në institucionet e Kosovës vetëm duke respektuar marrëveshjen e Brukselit

Pasardhëse

“A keni nëna ju” Qytetarja ia “plas” në sy Ramës dhe e sfidon publikisht: Nuk shpresoj

Pasardhëse

"A keni nëna ju" Qytetarja ia "plas" në sy Ramës dhe e sfidon publikisht: Nuk shpresoj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.