• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nuk shmanga dot një 6 mars të dytë”, Grida Duma një arsyen e fortë që ndikoi në largimin e saj nga politika

8 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
93
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa njoftoi lënien e mandatit, Grida Duma foli edhe për përçarjen e PD-së. Duma tha se ka bërë gjithçka që PD të ketë në krah aleatin e saj strategjik SHBA-në, ndërsa shtoi se nuk e shmangi dot një 6 mars të dytë.

“Megjithatë nuk e kam lënë dhe nuk e kemi lënë betejën me miq, kolegë të vyer e demokratë edhe kur kemi vijuar fushatat pa mjete, atëherë kur vendimet e gabuara të lideshipit  nga lënia e mandateve te lënia e bashkisë e lodhën e gërryen forcën madhore të PD. U quajt besnikëri dhe lojalitet atëherë që mbështetëm atë që vetë nuk e aprovova, e megjithatë i qëndruam me lojalitet vendimet të shumicës.

Para dhe pas 6 marsit, në situatën më të vështirë kam bërë sa munda që PD të kishte krah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj se duhet ta ketë aty përkrah.. Në themelin e vet aleatin strategjik SHBA. Vijoj të mendoj që duhet ta ketë përkrah. Ashtu siç kam që pas 6 marsit të bëj gjithçka, madje duke dhënë dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin historik, duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se pazaret politike. Dita ta njoh edhe këtë realitet. Ishte një përpjekje për të mbajtur balancat, për të qetësuar konfliktet, për të arsyetuar për të mirën e demokratëve. Sot para zgjedhjeve lokale nuk jemi në një realitet që nuk e dimë, maksimizimi i PD nuk ka ndodhur, sot nuk jemi dje, nuk jemi një vit më parë kur shok mendor që na erdhi nga truma e vendime të SHBA na dha një traumë politike. Sot kuptojmë shumë më shumë nga mësimet që nuk i kërkuam por arritëm ti mbanim, rruga e vetme për maksimizim është bashkimi. Lënia e mandatit tim është moslënia e përgjegjësisë që i njoh vetes. Nëse nuk bëra dot që të mos ndodhë një 6 mars i dytë, do të thotë që duhet të di të bëj duke dhënë një model që ndoshta sot dhe në të ardhmen ndryshon për ujërat e ndenjura që durojmë të gjithë me kompromise.

Mund të akomodohesha në komoditete personale, por një gjë është e sigurt që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare, është përcaktuese e fateve të shqiptarëve këtu, por vendimet e PD-së përcaktojnë fatet e shqiptarëve kudo në Ballkan. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mitrovicë do pësojnë efektet zinxhir të vendimeve që PD merr sot. Kemi detyrën të bëjmë dhe të zgjedhim atë që i shërben më shumë vendit, forcave që përcaktojnë fatin e shqiptarëve dhe për këtë më takon të vendos atë që bëj unë dot më mirë dhe shërben më shumë në të ardhmen”.-tha Duma.

Paraardhëse

Grida Duma “shkatërron” shpresat e PD, deputetja e njohur shpërthen në lot

Pasardhëse

Aleanca për Shqiptarët: Të dënohet njoftimi i ambasadës ruse, Maqedonia e njeh Kosovën shtet të pavarur

Pasardhëse

Aleanca për Shqiptarët: Të dënohet njoftimi i ambasadës ruse, Maqedonia e njeh Kosovën shtet të pavarur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.