• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Erion Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: Punët tona janë për gjeneratën e ardhshme, jo për zgjedhje

6 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”, një tjetër investim i rëndësishëm, që i shtohet buqetës prej 42 shkollave të ndërtuara në kryeqytet.

Veliaj tha se çdo shkollë po bëhet më e mirë se tjetra.

“Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i japim një fillim të ri ‘Partizanit’. Shkolla e re do të jetë vërtetë një stoli për Njësinë 8, por edhe një burim i jashtëzakonshëm dijesh e energjie pozitive për komunitetin”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se punët po bëhen për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë. Ai që sheh me qartësi, do thotë ‘inat kije, por hakun mos ia ha’. Shkollat janë bërë dhe ky është realiteti. Ne duhet të fokusohemi që puna të mbarojë në afat. S’ka lidhje fare me zgjedhjet sepse qershori është pas zgjedhjeve. Nuk bëjmë asgjë me ngut për shkak të fushatës, por i bëjmë siç duhet sepse në fund planet nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Nëse punojmë për gjeneratat e ardhshme, i kemi punët në rregull. Po u morëm me këto llogaritë e vogla, si e tha, si ma tha, me cic-mice, humbasim kohë shumë të çmuar”, theksoi Veliaj.

Me ndërtimin e shumë shkollave të reja dhe rikonstruktimin e shumë të tjerave, me cilësi dhe kushte moderne, Veliaj tha se nxënësit do e kenë shumë më të lehtë të marrin dije.

“Jeta për të rinjtë e ‘Partizanit’ do jetë edhe më e thjeshtë për disa arsye: fakti që po ndërtojmë një shkollë të re tek ish-Ujësjellësi, shkollën “Lek Gjiknuri” dhe fakti që, te pjesa e poshtme e Unazës deri tek Bregu i Lumit, do kemi shkollën “Kiço Blushi”, do të thotë se ulim ndjeshëm dyndjen te ‘Partizani’. Edhe fakti se hapëm një gjimnaz tjetër si “Luan Hajdaraga”, është garanci se po ndërtojmë dhe rindërtojmë shkolla që u shërbejnë nxënësve në çdo drejtim”, përfundoi Veliaj.

Gjimnazi “Partizani” po rindërtohet më i fortë dhe me cilësi shumë më të mirë se ç’ishte më parë, për të mirëpritur nxënësit në vitin e ri shkollor.

Paraardhëse

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB mbërrin në Tiranë: Shqipëria një aleat i palëkundur

Pasardhëse

Ilir Meta vjen në një intervistë ndryshe, flet për jetën dhe karrierën

Pasardhëse

Ilir Meta vjen në një intervistë ndryshe, flet për jetën dhe karrierën

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.