• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vijon asfaltimi i rrugëve në brendësi të lagjeve, Erion Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë

5 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
40
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rruga “Ramazan Kasa”, afër shkollës “Hasan Vogli” në Njësinë 9, është aksi më i fundit i asfaltuar dhe i ndriçuar nga Bashkia e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion veliaj, inspektoi gjatë natës punimet në këtë kantier, ku tha se pas investimeve në shkolla dhe në kantierin e madh të rindërtimit, tashmë puna po vijon në çdo lagje të kryeqytetit, në mënyrë kapilare.

“Më vjen shumë mirë që, edhe Njësia 9, ku ne kemi bërë një super shkollë si “Hasan Vogli”, është prekur nga ndërhyrjet në nivel kapilar. Është shumë e rëndësishme që, tani që bëjmë edhe infrastrukturën dhe që nuk i prek këmba askujt në baltë në të gjithë këtë mëhallë, të kompletojmë edhe pjesët në brendësi të pallateve. Kemi pasur ndërtesa të vjetra, ndërtesa që kanë qenë të amortizuara, janë bërë edhe dy pallate, tashmë duhet që të kujdesen administratorët. Pra, nëse Bashkia paguan gjysmën për kafazin e ashensorit, për instalimet, për veshjen me kapotë, duhet ta mirëmbajmë”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se, në total, do të investohet në 300 mijë metra katrorë asfaltim dhe sistemim rrugësh.

“Do të thotë se do të futemi në të gjitha xhepat pallateve, në të gjitha rrugicat. Sigurisht, po punojmë në disa shtresa: punon Ujësjellësi, OSHEE dhe pastaj, bashkia për t’i sistemuar këto. Një Tiranë që rritet, një Tiranë që do internet çdo ditë, do më shumë punë përditë, do 20 kë ose një rrymë tjetër që e përballon fluksin e ndërtimeve në Tiranë dhe unë besoj shumë fort se, nëse edhe komuniteti e kupton këtë, është bashkëpunues, dhe kemi mundësi t’i mirëmbajmë, atëherë edhe vendi do të bëhet tërheqës”, nënvizoi ai.

Veliaj tha se në datën 13 nëntor, përfundon gara për të gjitha kompanitë që do merren me asfaltimin dhe ndërhyrjet e planifikuara në çdo njësi të Tiranës.

Paraardhëse

Mimoza Hajdarmataj prezanton kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës

Pasardhëse

Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshin uniformat

Pasardhëse

Pas vendimit, edhe zyrtarët serbë që punojnë në Policinë e Kosovës zhveshin uniformat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.