• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mimoza Hajdarmataj prezanton kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës

5 November, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
53
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja Mimoza Hajdarmataj, prezantoi sot kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës, ku në një deklaratë për mediat nga selia blu, ajo tha se angazhohet “për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt”, teksa theksoi se vendimmarrja “është e anëtarëve dhe simpatizantëve të PD”.

“Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.

Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë”, u shpreh ajo.

DEKLARATA E PLOTË:

“Si grua, bashkëshorte e nënë, gjykoj se ky është një moment vendimesh, për të marrë përsipër përgjegjësi.

Gjykoj që nisur nga vetja fillon ndryshimi, gardhi i shtëpisë, lagja ku je rritur, shkolla e parë ku je edukuar. Të gjitha këto më çojnë mua në Tropojë / ose Malësi të Gjakovës, siç na e ka ne anda t’i thërrasim.

Sot, shpall kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike në Tropojë, duke besuar se me mbështetjen e patriotëve të mi, pas këtij procesi demokratik, do jem pikërisht unë që, nëpërmjet një fushate-model do të rikthej Bashkinë në krye të punëve, halleve e derteve për çdo tropojane e tropojan.

Unë do angazhohem për një proces të rregullt, të ndershëm dhe korrekt, sikundër nuk do të pajtohem me as edhe një votë të deformuar, e aq më pak të diktuar nga faktorë e aktorë që duan ta minojnë këtë proces.

Jam në PD që në ditët më të para të saj, jam studente e Dhjetorit, kam shërbyer në shumë institucione e deri në Kuvendin e Shqipërisë, por asgjë nuk më motivon kaq shumë sa t’i shërbej vendlindjes.

Në Tropojë nuk ekziston më asnjë lloj shërbimi ndaj qytetarit. Arsimi, drejtoritë rajonale, deri te AKU, çdo gjë ose në Shkodër, ose në Lezhë.

Qeverisja e keqe i ka bërë tropojanët të marrin rrugët e emigrimit, duke lënë bosh një zonë që e ka bekuar Perëndia.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, do të jem pjesë e garës me shpresën se demokratët e Tropojës do të më besojnë mua fatin e qytetit, për t’i rikthyer atij dhe banorëve të tij gjithçka meritojnë.

Gara tashmë është hapur e lirë, dhe nuk ka më vendosje në lista nga kryetarët.

Vendimmarrja është e anëtarëve dhe simpatizantëve ndaj ftoj të gjithë demokratët e Tropojës ti bashkohen projektit tim për ti rikthyer vendlindjes sonë atë çka meriton.

Të nderuar tropojanë, vendimi për të ju shërbyer ju e për ta bërë të shkëlqyeshëm qytetin tonë ishte i imi, tanimi realizimi i këtij projekti është në dorën Tuaj.

Zoti ju bekoftë!”, u shpreh ajo.

Paraardhëse

Berisha futet LIVE në Tik-Tok, ndjekësit e “mbysin” me dhurata

Pasardhëse

Vijon asfaltimi i rrugëve në brendësi të lagjeve, Erion Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë

Pasardhëse

Vijon asfaltimi i rrugëve në brendësi të lagjeve, Erion Veliaj: Askujt nuk do i prekë më këmba në baltë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.