• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“I bëre autogol vetes”, Alibeaj përplaset me Çuçin në Kuvend: Po tentoni të vidhni zgjedhjet e 2023-shit

31 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
135
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit sulmoi ashpër maxhorancën se ka interesa të forta që nuk merr parasysh asnjë sugjerim të opozitës për të reflektuar disa ndryshime në Reformën Territoriale.

Ai tha se maxhoranca po tenton që të vjedhë zgjedhjet e vitit 2023 në tavolinë, ndërsa u kap me ministrin e Brendshëm Çuçi, ku theksoi se ky i fundit i bëri autogol vetes.

“Kolegë të nderuar, mesa duket vathët, është larg pranvera. Ju e paskeni vendosur se nuk keni asnjë synim për të marrë diçka për reformën territoriale Kjo do të ngelet në analet e këtij parlamenti si një nga njollat më të zeza. Sot që diskutojmë është raporti i PD, ju s’keni asnjë raport. Ju thoni që të jetë siç ishte. Por pse e pranuat këtë komision? Zoti ministër, ajo që thatë pak më parë, se vlera e këtij komisioni është se ku ka arritur pushteti lokal është autogol i madh. Sapo pranove ose paaftësinë tende, ose se nuk të intereson pushteti lokal. Bashki të falimentuara, distancë, pa transport publik. bashki që vendosin taksë gjelbërimi në mes të pyllit, pa historik, pa identitet, vetëm me Rilindjen Urbane që bëtë ju para disa vitesh, i keni shndërruar në fotokopje. Bashki pa tradita, që po shpopullohen. Ndaj është e nevojshme sot që të rishihet reforma territoriale, e të rrinin shqiptarët aty. Jo vetëm që po ikin jashtë shtetit shqiptarët, por po ikin nga periferia. Nëse pushteti vendor ka një vlerë, është kjo mundësia që ju jepet qytetarëve që të kontrollojë përditë kryebashkiakun. Nëse ka një arsye të fortë se përse bëhen reforma të mëdha, që nuk duhen ndarë politikisht, është reforma e pushtetit vendor. Janë gjepura të tjerat, drejtësia, pavarësia, e me radhë. Ky momenti i sotëm që ndërmorën ne, mesa duket e keni me të tallur. Pikërisht reforma territoriale nuk duhet të jenë të njëanshme, duket të gëzojnë legjitimet. Kam guximin ta them se një pjesë të fajit e kemi dhe ne të PD kur nuk morëm pjesë në 2014-ën. Por ju i kishit votat. Ju nuk morët përsipër atë që është me rëndësi, legjitimiteti. Kjo është ajo se çfarë është me rëndësi. Ju ua mohuat shqiptarë këtë të drejtë dhe sot po ua mohoni. Korrigjim kemi kërkuar ne të defekteve të identifikuara në këto 7 vite. Kështu ecën para kjo dynja, me revolucion dhe jo evolucion. Mos t’ja fshehim njerëzve se përse nuk gjeni dot alibi dhe justifikim. ka vetëm një arsye se pse nuk pranoni riformim të reformës, në 2014 e bëtë vetëm që të fitonit zgjedhjet në tavolinë. Ia morët frytet në 2015. Pas 7 vitesh kur i keni korrur maksimumin kësaj reforme, do duhet të bënit diçka për shqiptarëve, s’po bëni gjë tjetër që të vidhni në tavolinë dhe zgjedhjet 2023-shit.”, tha Alibeaj.

Ndërkohë ministri Çuçi iu kundërpërgjigj duke pohuar se reforma territoriale ka qenë goli më i bukur i kësaj maxhorance në qeverisjen e parë.

“Në lidhje me autogoli, pa diskutim si ministër mendoj që reforma territoriale ka qenë goli më i bukur i kësaj maxhorance në qeverisjen e parë. Unë këtu thasë që parlamenti në një moment të caktuar e merr një reformë për të parë se çfarë është bërë, kjo është gjëja më normale, Unë fola përpara parlamentit, por jo në Ministrinë time. Zonja Çupi nuk isha i cekët për raportin, por i ceket si drejtim për të shkuar në ndarjen territoriale, pasi është shumë më shumë se kaq. Tani a do të bëjmë gjëra më të mira, patjetër që do të bëjmë., por hajde të flasim”, tha Çuçi.

Paraardhëse

“Ikja për të kërkuar më mirë është normale”, Rama: Nuk është e vërtet që në Shqipëri nuk ka mundësi

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë? Balluku bën paralajmërimin për fashën 800 kWh

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë? Balluku bën paralajmërimin për fashën 800 kWh

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.