• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Në krye të Britanisë së Madhe, Sunak mban fjalimin e parë si kryeministër: Ju tregoj përse jam zgjedhur

25 October, 2022
në Botë, Kryesore
0
73
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Rishi Sunak është emëruar si kryeministri i ri i Britanisë, duke qenë kështu zyrtarisht i 57 kryeministër i vendit.

Ai zhvilloi një takim me mbretin Charles në Buckingham Palace, ndërsa tani po mban fjalimin e parë për kombin si kryeministër. Sunak tha se ai sapo ka pranuar ftesën e Mbretit për të formuar një qeveri.

“Aktualisht, vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike. Pasojat e Covid vazhdojnë ende dhe lufta në Ukrainë ka destabilizuar tregjet në mbarë botën”, tha ai.

Sunak deklaroi se Liz Truss kishte të drejtë që donte të përmirësonte situatën ekonomike.

“Ky ishte një qëllim fisnik, por janë bërë gabime”, tha ai.

Sunak tha se është zgjedhur kryeministër dhe kreu i konservatorëve për t’i “ndrequr” ato gabime.

“Kjo punë fillon menjëherë”, thotë ai.

Sunak deklaroi gjithashtu se gjatë kohës së tij si ministër bëri gjithçka që mundi për të mbrojtur njerëzit dhe bizneset përmes skemave të ndryshme.

“Do të trajtoj me të njejtë përkujdesje edhe sfidat me të cilat përballemi sot. nuk duam t’i lëmë brezit të ardhshëm një borxh për të shlyer që nuk ishim të zotët ta paguanim vetë. Unë do ta bashkoj vendin tonë jo me fjalë, por me vepra”, thotë Sunak.

Sunak tha se ai do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Boris Johnson për “arritjet e tij të jashtëzakonshme” si kryeministër.

Ai shtoo se e di se mandati që Partia Konservatore fitoi në 2019 nuk është pronë e vetme e një personi, përkundrazi “është një mandat që na takon dhe na bashkon të gjithëve”.

Mes premtimeve për punën e qeverisë së tij, ishin edhe shkolla më të mira, rrugë më të sigurta, kontroll i kufijve, mbrojtja e mjedisit dhe mbështetja e forcave të armatosura.

Sunak vijoi duke thënë se e kupton se sa i vështirë është ky moment pas kostove të Covidit dhe luftës në Ukrainë.

“Kjo qeveri do të ketë integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel”, tha kryeministri i ri i britanikëve.

Paraardhëse

Reagon bashkëshortja e të ndjerit Sokol Olldashi: Ja çfarë do të ndodhë nga dita e nesërme

Pasardhëse

A na kanoset ndonjë rrezik, a mund të ndërhyjnë hakerat në zgjedhje? Flet nënkomisionerja e KQZ-së

Pasardhëse

A na kanoset ndonjë rrezik, a mund të ndërhyjnë hakerat në zgjedhje? Flet nënkomisionerja e KQZ-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.