• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

A do të rikthehet në ekran pas lindjes së djalit? Dojna Mema tregon gjithçka rreth shtatzënisë dhe planeve të saj

19 October, 2022
në Rozë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas përfundimit të “Big Brother Fan Club”, Dojna Mema ka qëndruar larg ekranit për t’iu përkushtuar shtatzënë dhe më pas kujdesit për djalin e saj.

Këtë të mërkurë, Dojna bëri daljen e parë televizive në “Goca dhe Gra”, për herë të parë pasi ka marrë statusin e mëmësisë. Ajo tregon se tashmë që Nolan Sol Sata është dy muajsh, është gati t’i rikthehet punës.

“Unë pa punën e kam shumë të vështirë, jam dhe Bricjap për më tepër. E mora me shumë përkushtim dhe rritjen e Noan Sol, dy muaj ishte mirë që isha 24 orë në 24 në shtëpi, mjaftoi, doli dhe teproi. Nuk kam një datë për rikthimin në ekran, por do të kthehem”.-tha jo.

Teksa vajzat e pyetën me humor se kur ka në plan të bëjë një fëmijë tjetër, Dojna thotë se për momentin nuk e mendon.

“Ma kanë thënë pasi linda, po tani kur do të bëni një fëmijë tjetër. Ta caktojnë dhe gjininë: një gocë tani. 40 ditët e para, thosha sa të bëjë një vjeç djali, do filloj të provoj prapë. Por jo (qesh). 40 ditët e para ishte bukur ta provoje, tani jo më”.-u shpreh ajo.

Dojna tregoi vështirësinë e parë të shtatzënisë, që ishte mungesa e informacioneve zyrtare dhe të sakta lidhur me problemet pas lindjes, siç janë laktacioni apo depresioni.

“Unë e kam mbajtur vetë deri tani që është dy muajsh. Tani do kujdeset një zonjë për te paraditeve. Mua më ka ndodhur dhe e kam menduar që në Shqipëri gruaja nuk ka shumë informacion për ato që vijnë pas lindjes. Jo vetëm për depresionin postpartum, apo laktacioni, duhet të ketë klasa në Shqipëri që duhet të japin këto informacione të konfirmuara. Gjërat bazike që nëna duhet të dije kur sjell në jetë bebin. Mami im ka pasur depresion me lindjen e parë, dhe ajo as që nuk e dinte se çfarë kishte. Shumë njerëz nuk e kanë këtë mundësi dhe është problem. Unë isha përgatitur shumë për laktacionin dhe e përjetova shumë lehtë”- tregoi Dojna.

Moderatorja tha se e ka pasur kompleks në fillim lindjes përmes rrugës çezariane (me operacion), por sot shprehet e lumtur për zgjedhjen e saj.

“Kompleks kam pasur faktin që linda me çezarian (operacion) dhe jo me lindje natyrale. Kjo ka qenë pjesa më e komplikuar që unë e kam vuajtur shumë. Për fat kisha Vlashentin afër. Deri në momentin e fundit kam shkuar në spital me idenë që do lindja vetë. Kisha panik, as nuk e kisha menduar fare momentin e lindjes dhe kur erdhi…nuk isha vërtetë gati. Por të kisha pasur një ndjekje graduale, ndoshta mund ta kisha përballuar por tani jam e lumtur për zgjedhjen e bërë. Shtatzëninë e kam pasur shumë te lehtë, e kam përjetuar shumë mirë. Kam lindur në javën e 41 se fëmija ishte pak ‘përtac’. E mira që të gjitha gratë të ndjekin një regjim të mos konsumojnë gjëra të dëmshme, pavarësisht se unë kam ngrënë pica”- tha Dojna.

Si çdo nënë që i ndryshon jeta direkt pas ardhjes në jetë të fëmijës, Dojna tregoi se ishte pak ‘strikte’. Ajo tha se e kishte problem në fillim të kishte njerëz afër, pasi donte që të kalonte sa më shumë kohë me Nolan. Dojna tregoi edhe sesa baba i përkushtuar është Vlashenti, i cili ka qenë një ndihmesë e madhe për të.

“Kisha problem të kisha njerëz të tjerë nëpër këmbë. Herë pas herë vinte mami im dhe i Vlashenitn, ndërkohë që unë nuk doja të shihja njeri. Ishte momenti që do të rrish vetëm me fëmijën tënd. Kisha Vlashentin, që e dija që do të ishte baba i përkushtuar dhe ‘efikas’. Kishte instikte më shumë se unë”- tregoi Dojna.

Paraardhëse

Escobar jep lajmin e madh në Kosovë: Marrëveshja me Serbinë çështje javësh, jo vitesh

Pasardhëse

Dendias takon në Kiev homologun Kuleba, takimi ndërpritet nga sirenat për sulm ajror, zbardhen detajet

Pasardhëse

Dendias takon në Kiev homologun Kuleba, takimi ndërpritet nga sirenat për sulm ajror, zbardhen detajet

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.