• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

SHBA, përpjekjet për të ulur çmimin e naftës, Administrata merr vendimin e menjëhershëm, çfarë pritet të ndodhë

19 October, 2022
në Botë, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Joe Biden pritet të njoftojë sot vendimin për hedhur në treg 15 milionë fuçi nafte nga rezervat strategjike të vendit.

Kjo është pjesë e masave që administrata po ndërmerr si përgjigje ndaj vendimit të fundit të vendeve të OPEK+ (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) për të ulur prodhimin e naftës.

Pritet që nafta shtesë të hidhet në treg gjatë periudhës së dimrit. Kjo është pjesë e 180 milionë fuçive naftë që presidenti Biden autorizoi në muajin mars për t’u hedhur në treg nga rezervat strategjike.

Sasia e naftës që ndodhet në rezervat strategjike ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1984. Aktualisht në të ka rreth 400 milionë fuçi naftë.

Sipas zyrtarëve që folën në kushte anonimiteti, Presidenti Biden do të lerë të hapur mundësinë për tërheqjen e një tjetër sasie, për t’u përdorur gjatë periudhës së dimrit, në një përpjekje për t’i mbajtur çmimet e naftës të ulëta. Por zyrtarët nuk dhanë detaje se për çfarë sasie bëhet fjalë dhe sa duhet rritur prodhimi vendas, në mënyrë që t’i jepet fund prekjes së rezervave strategjike.

Presidenti Biden pritet të thotë gjithashtu se qeveria do të rifillojë të rimbushë rezervat kur çmimet e naftës të bien në nivelet 67 deri në 72 dollarë për fuçi, ose më poshtë. Kjo sipas zyrtarëve të administratës do të mbështesë prodhimin vendas duke garantuar një nivel bazë të kërkesës për naftë.

Por presidenti pritet gjithashtu të ripërsërisë kritikat ndaj kompanive të naftës që po përfitojnë nga situata.

Kjo shënon një tjetër lëvizje në krahun e kundërt me angazhimet e Presidentit Biden, që është përpjekur të heqë dorë nga përdorimi karburanteve fosile, duke i kompansuar ato me burime alternative energjie, pas problemeve të krijuara me furnizimin për shkak të sulmit rus në Ukrainë si dhe uljes së prodhimit njoftuar nga karteli i Arabisë Saudite.

Ulja e prodhimit me 2 milionë fuçi në ditë nga OPEK-u, e barabartë me 2% të furnizimit global, ka bërë që Shtëpia e Bardhë të akuzojë Arabinë Saudite se është rreshtuar në krahun e Presidentit rus Vladimir Putin, dhe ta paralajmërojë atë, se do të përballet me pasoja lidhur me vendimin për të ulur prodhimin.

Lëshimi në treg i 15 milionë fuçive nga rezervat strategjike, nuk do të mbulonte as një ditë të plotë të sasisë së naftës që përdoret në Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë federale që ofron statistika mbi çështje të energjisë.

Presidenti Biden vazhdon të përballet me probleme politike për shkak të çmimit të karburanteve në vend. Sipas Shoqatës Amerikane të Automjeteve çmimi i benzinës është mesatarisht 1 dollarë për litër, disi më i ulët krahasuar me javën e kaluar, por më i lartë se një muaj më parë. Rritja e fundit e çmimit, sipas anketave, ka ndikuar negatisht në mbështetjen publike për presidentin dhe demokratët në prag të zgjedhjeve të nëntorit.

Paraardhëse

“Kovaçi njeri i SHIK-ut”, Petrit Vasili nxjerr pamjet: Koha kur Rama ishte ilustratori i revistës së Sigurimit të Shtetit

Pasardhëse

Reali zbarkon në Shkodër, madrilenët nxjerrin pamjet në prag të ndeshjes me Vllazninë

Pasardhëse

Reali zbarkon në Shkodër, madrilenët nxjerrin pamjet në prag të ndeshjes me Vllazninë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.