• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pedagogu nga Berati me qira në Tiranë: Marr 60 mijë lekë në muaj, s’blej dot shtëpi

18 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
158
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Erison Karamani është një pedagog i ri që ka lënë Beratin për të dhënë mësim në Tiranë. Pasi përfundoi studimet me rezultate maksimale në master shkencor në Inxhinieri nafte dhe gazi, zgjodhi që kontributin e tij ta japë në Shqipëri, ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tij që ikin jashtë.

25-vjeçari prej një viti punon në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave. Erisoni paguhet vetëm 600 mijë lekë të vjetra për punën në auditor.

“Aktualisht unë marrë 600 mijë lekë. Unë jam i ardhur në Tiranë, pra nuk kam shtëpinë time, jetoj me qira. Gjysma e rrogës më shkon tek qiraja, duhet të heq jetesën time, veshjet. Kostoja e jetesës në Tiranë dihet sa është. Edhe para krizës ishte e vështirë, imagjino tani me këtë rritje që kanë pësuar çmimet”, thotë pedagogu për Euronews.

Ai thotë se të ardhurat që merr nuk i ofrojnë një të ardhme.

“Përveç pasionit dhe dashurisë që kam për vendin tim nuk është se më mban gjë tjetër në këtë vend. Puna që bëj është për shkak të asaj çfarë unë dua të bëj, por nuk është se më ofron një të ardhme të sigurt në vendin tim. Më duhet të jetoj në një realitet ku vërtet mund të mos kem një banesë ku të strehoj familjen time dhe më duhet të jetoj gjithë jetën time me qira ose nuk e di nëse do mundem ta ndërtoj familjen time”, thotë ai.

Me rrogën që paguhet nuk mund të arrijë të kontribuojë në kërkimin shkencor.

“Një artikull në një revistë ndërkombëtare me faktor impakti të lartë fillon nga 500 euro. 500 euro është rroga ime. Unë nuk mund të ha një karton reviste ose t’i jap qiramarrësit tim një karton reviste në fund. Ne e kemi të detyruar dhe raportojmë çdo vit mbi detyrën, mbi atë çfarë ne po bëjmë dhe çfarë po kontribuojmë në kërkimin shkencor”, shprehet Erison Karamani.

Ka aplikuar për doktoraturë, por kostoja e saj është e papërballueshme.

“Që unë të marrë titullin Doktor ka një kosto të paktën diku tek 10 mijë euro. Tani, me atë pagën që iu thashë pak më përpara, mendoni që unë mund ta bëj me forcat e mija doktoraturën dhe t’i shërbej studentit me artikujt e mi shkencor”, pyet pedagogu i ri.

Paraardhëse

Cili është sekreti që ke ardhur në formë? Kryemadhi: Është edhe pak gjenetike

Pasardhëse

Arta Nitaj largohet nga Dance Albania: Unë po lej shpirtin në prova, s’festova as ditëlindjen

Pasardhëse

Arta Nitaj largohet nga Dance Albania: Unë po lej shpirtin në prova, s'festova as ditëlindjen

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.