• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjoba 8 mln nga SPAK, Roshi: Ndikoi edhe ulja në tryezë me Berishën

13 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti opozitar Artur Roshi është dënuar nga gjykata me 8 milionë lekë për shpifje dhe fyerje. Mësohet se Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi caktimin e një mase administrative prej 8 milionësh, që duhet të paguajë ndaj shtetasit Ardit Cikuli, pasi ka shpifur në drejtim të këtij të fundit.

Më datë 17 maj 2020, Roshi ka bërë një status për fqinjin e tij, Ardit Cikulin, pasi ky i fundit e akuzonte se po bën punime pa leje në Sarandë.

Me anë të postimit në rrjete sociale, Roshi shkruante se kishte leje të bënte shtrim me asfalto-beton.

Pas vendimit, Roshi ka reaguar duke thënë se ky vendi është i ndikuar politikisht. Sipas tij, gjoba u vendos pas uljes së tij në tryezë me ish-kryeministrin Sali Berisha, pak ditë më parë, i cili mblodhi kryetarët e partive jo parlamentare.

Ai paralajmëroi se vendimin do ta ankimojë, ndërsa theksoi se “është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal”.

“Nuk ka të bëjë me postin e deputetit që kam patur. Unë do ta ankimoj vendimin. Mundohet të godasë këto gjëra sekondare që nuk kanë asnjë vlerë ndërkohë që nuk godet korrupsionin. Është e ulët që të merret SPAK me këto lloj gjërash, për një konflikt të vogël personal, madje për një fjalë.

Por ndikon edhe ulja në tavolinë me Berishën. Ne jemi mësuar me këto gjëra dhe nuk na bëjnë përshtypje.

Dikush në prononcimin në Sarandë më bëri një filmim, ku thoshte ndërton pa leje kur unë ndërtoja me leje. Mbi këtë unë sqarova opinionin publik me një status në facebook, ku sqaroja situatën, pa përmendur asnjërin. Gjykata e gjeti si mundësi të godasë duke përdorur rrjete sociale. Po ajo nuk ka asnjë vlerë, ne bëjmë statuse përditë ku postojmë për të sqaruar opinionin publik. Këtu jemi në Shqipëri dhe kush ka radhën e pushtetit, drejton edhe gjykatat.

Vendimi është nxjerrë në bazë të uljes time në tavolinë me Berishën. Unë prita një orë atje dhe vendimin e morën në moment ndërkohë nuk e morëm vesh pse po vonohej aq shumë. Do të thotë se vendimi po bëhej në ato momente. Unë jam mësuar me këto, nuk më bëjnë përshtypje goditjet e politikës”, tha Roshi në një reagim për Fax News.

Paraardhëse

Berisha nuk i shpëton trendit: Nga sot më gjeni në Tik Tok: Teknologjinë e kam pasion

Pasardhëse

Pak ping-pong përpara takimit: Erdogan nis bisedimet me Putinin

Pasardhëse

Pak ping-pong përpara takimit: Erdogan nis bisedimet me Putinin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.